Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka shkundur sërish politikën. Pas mesazheve të pak ditëve më parë, ai sot ja u ka bërë sërish të qartë se kushdo që ka futur duart në xhepat e qytetarëve apo ka shkelur ligjin, do të mbajë përgjegjësi. Por jo vetëm ata, edhe emrat elidhur me bandat.
Ai bëri një deklaratë të fortë, pasi tha se shumë zyrtarë janë të lidhur kokë e këmbë me krimin. Dumani u shpreh se thuajse në të gjitha grupet kriminale dalin lidhje me zyrtarë.
“Një shtyllë e sukesesit të SPAK ka qenë bashkëpunimi ndërkombëtarë, si në lutën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Pasi thuajse në të gjitha raste e hetimeve ku në fokus ka qenë krimi i organizuar, kemi gjetur lidhje me zyrtarë të niveleve të ndryshme, të cilët janë korruptuar ose janë bërë dhe pjesë e grupeve të krimit të organizuar”, tha ai.
Deklarata e tij u bënë në Kuvend dhe si për ironi të fatit, Dumani ishte ulur te vendet ku qëndrojnë ministrat, pasi po zhvillohet takimi i Komisionit të Monitorimit të Këshillit të Europës, me temë “Veprimet gjithëpërfshirëse në luftën ndaj korrupsioni”.
Dumani u ndal gjithashtu tek investimet në teknologji moderne dhe digjitalizimin si mjete të fuqishme për të luftuar korrupsionin dhe si të dobishme në procesin e hetimeve. Ai theksoi se sfida kryesore mbetet ruajtja e pavarësisë institucionale të SPAK.
“Shqetësim mbetet mungesa e statusit ligjor i prokurorëve të SPAK pas përfundimit të mandatit. Pas 9 vitesh kthehen në vendin më parë para se të bëheshin pjesë e SPAK. Kemi dhënë propozimet tona që të shihet dhënia e mundësisë që të kandidojnë të jenë pjesë e SPAK. Vlerësojmë për rritjen e pragut 500 euro. Çdo akt korruptiv mbi këtë shumë bën kompetetne SPAK. Kërkojmë që ky marzh të rritet dhe të fokusohemi tek çështjet më të ndjeshme”, tha ai.
Dumani theksoi se puna e institucionet që drejton nuk konsiston vetëm në pritjen e kallëzimeve, por ka qenë një punë proaktivë për vënien para përgjegjësis të kujtdo. Ai tha se SPAK nuk rri e pret.
“Ne nuk kemi qenë institucion pasiv që rri e pret kallëzimet, por kemi qenë proaktivë duke ndërmarrë procedime penale me qëllim vënien para përgjegjësisë të kujtdo. Megjithëse hetojmë krimin e organizuar, masa e sigurisë arrest në burg në kërkesat zë vend 49% të totalit. Numri total i paraburgosurve është më pak 9% të të paraburgosurve në Shqipëri“, tha Dumani.
Në fund ai tha se SPAK nuk mund ta luftojë i vetëm korrupsionin, e për këtë arsye u bën thirrje institucioneve ligjzbatuese e jo vetëm, për më shumë bashkëpunim.