Alvini i bashkohet familjes në Itali, momentet prekëse të takimit me babain dhe dy motrat e tij (Foto)

Ka mbërritur në Romë më në fund, vogëlushi shqiptar Alvin Berisha. 11 -vjeçari u përqafua me babain e tij Afrimin. Alvin Berisha zbriti në aeroportin e Fiumicinos, me një avion të nisur nga Bejruti.

Babai i tij Afrimi nuk ka reshtuar së puthuri duart e djalit të tij, ndërkohë që pranë i gjenden edhe dy motrat më të mëdha, që e mbanin të përqafuar.

Kryqi i Kuq Italian ka publikuar këtë mëngjes, momentet rrënqethëse, prekëse, të takimit të 11-vjeçarit shqiptar Alvin Berisha me babain dhe dy motrat e tij në aeroportin e Fiumicinos në Romës.

Video është përshkruar me shprehje entuziaste, që tregojnë qartë emocionin që kanë përjetuar të gjithë ata që morën pjesë në operacionin e shpëtimit të vogëlushit nga kampi Al Hol në Siri, ku mbahej i vetëm, jetim, midis mijëra familjeve të militantëve të ISIS nga e gjithë bota.

“Alvin është në Itali! Tani është në krahët e babait dhe motrave së tij! Së shpejti, Presidenti i Kryqit të Kuq do të tregojë detajet e operacionit në një konferencë për shtyp në aeroportin e Fiumiciono”.
auto Screenshot 31573196334

Exit mobile version