Alvini më në fund i lirë: “Babi jam t’u ardh”!

Alvin Berisha, 11-vjeçari shqiptar, ka dalë nga kampi i refugjatëve në Siri dhe tashmë i lirë në Damask.

Ja fotoja e parë e tij pas lirimit, publikuar nga gazetari Ilir Kulla. 11-vjeçari shqiptar që preku zemrat e të gjithëve më në fund është larguar nga kampi i ferrit i luftëtarëve të ISIS.

Babai i tij, Afrim Berisha konfirmoi se Alvin është larguar nga kampi Al Hol ku ndodhej i vetëm.

“Djali aktualisht ndodhet në Damask, jam duke pritur që ai të niset drejt Romës”, tha ai.

Prej katër ditësh operacioni për shpëtimin e Alvinit është kryer nga organizata “Gjysmë hëna siriane”, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq ndërkombëtar, si dhe me insistimin e jashtëzakonshëm të autoriteteve italiane.

 Afrim Berisha tregon bisedën me Alvinin pas lirimit

Alvin Berisha është i lirë. Vogëlushi që mbajti pezull opinionin publik në Itali dhe Shqipëri me historinë e tij, gjendet në Damask në pritje për të nisur udhëtimin fillimsht drejt Libanit, më pas për në Romë, ku e pret babai dhe dy motrat.

I ati, Afrim Berisha, tregoi për News24 disa detaje nga operacioni i lirimit. I pyetur se kush e ka shpëtuar vogëlushin, ai thotë: “Karabinierët ROS kanë 15 ditë që janë atje duke u marrë me këtë punë. Kanë shkuar dhe autoritetet shqiptare. Janë marrë Kryqi i Kuq ndërkombëtar. Gjysmëhëna siriane, të gjithë. Por më shumë karabinierët ROS të Milanos”.

“Më ka lajmëruar në telefon dhe ministri i Brendshëm i Shqipërisë. Më ka telefonuar dhe Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, e falënderoj shumë”.

I pyetur për gjendjen e vogëlushit, Afrimi thotë: “Mirë thonë, por deri sa ta shoh vetë. Kur ecën, ecën pak me këmbën se e ka të plagosur. Por është mirë. Është një doktoreshë që rri me të, deri kur të vijë në Itali. Është e Kryqit të Kuq. Ka 6-7 muaj që është plagosur. Kam folur me të në telefon vazhdimisht, nga dje pasdite që ka dalë, nga ora 2 dje ka dalë, e kanë marrë nga kampi. Ma kanë dhënë, kam folur në telefon me të”.

Fjalët e parë të vogëlushit pas lirimit ishin ‘babi jam tu ardh’.

“I thashë babi është këtu afër, mos u mërzit se ata janë shokët e babit, mos u tremb. Më tha ‘mirë babi, unë jam tu ardh’. Mbrëmë në orën 10 kam folur që mbërriti në hotel në Damask. Është i trembur se ai nuk i njeh, nuk e di ku po e çojnë. Mbrëmë fola me karabinierët ROS dhe i thashë ‘babi, mos u mërzit se ata janë shokët e babait’”.

Si u shpëtua Alvini, detajet e operacionit të paprecedentë

Gëzim për Alvinin, gëzim edhe për të gjithë shqiptarët. Më në fund vogëlushi 11-vjeçar është i lirë.

Sipas gazetës italiane, Repubblica, djaloshi u lirua nga kampi Al Hol falë një korridori humanitar të krijuar nga Kryqi i Kuq dhe homologët e tyre arabë.

Gazeta shton se në operacion kanë qenë të pranishme edhe forcat speciale italiane, ndërkohë që kanë ndihmuar edhe autoritetet shqiptare.

Sipas gazetës, ky është një operacion i paprecedentë për shkak se asnjë fëmijë nuk është liruar nga një kamp sirian që prej nisjes së luftës.

Alvin pritet të fluturojë nga Bejruti i Libanit drejt Romës.

Vogëlushi u rrëmbye nga mamaja e tij para pesë vitesh. Valbona ishte pjesë e Shtetit Islamik, por e la djalin jetim kur ajo vdiq në një kamp refugjatësh pas një bombardimi.

Intervista me babain e Alvinit

Ku ndodhet Alvin tani?

Tani është në Damask. Unë jam nisur ta pres në Romë. Nuk kam konfirmim kur mbërrin por po presim.

Shumë faleminderit të gjithë ata që janë marrë me djalin. Si Shqipëria, si Italia. Kanë 5 vjet autoritetet në Milano që merren me mua dhe djalin. Tani e kanë ata në dorë. Faleminderit ambasadorit në Romë, presidentit, kryeministrit. Të gjithëve.

Kush ua dha lajmin?

Lajmin ma kanë dhënë karabinierët e ROS. I kam me video, i kam të gjitha në dorë. Janë duke filmuar çdo gjë që ai bën. Faleminderit kryqit të kuq, gjysmëhënës siriane.

Kush e ka shpëtuar?

Karabinierët ROS anë 15 ditë që janë atje duke u marrë me këtë punë. Kanë shkuar dhe autoritetet shqiptare. Janë marrë kryqi i kuq ndërkombëtar. Gjysmëhëna siriane, të gjithë. Por më shumë karabinierët Ros të Milanos.

Më ka lajmëruar në telefon dhe ministri i Brendshëm i Shqipërisë. Më ka telefonuar dhe Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, e falënderoj shumë.

Si është Alvin?

Mirë thonë por deri sa ta shoh vetë. Kur ecën, ecën pak me këmbën se e ka të plagosur. Por është mirë. Është një doktoreshë që rri me të, deri kur të vijë në Itali. Është e kryqit të kuq. Ka 6-7 muaj që është plagosur.

Kam folur me të në telefon vazhdimisht, nga dje pasdite që ka dalë, nga ora 2 dje ka dalë, e kanë marrë nga kampi. Ma kanë dhënë, kam folur në telefon me të.

Çfarë ju tha Alvin?

Më tha ‘babi jam t’u ardh’. I thashë babi është këtu afër, mos u mërzit se ata janë shokët e babit, mos u tremb. Më tha ‘mirë babi, unë jam t’u ardh’. Mbrëmë në orën 10 kam folur që mbërriti në hotel në Damask. Është i trembur se ai nuk i njeh, nuk e di ku po e çojnë. Mbrëmë fola me karabinierët Ros dhe i thashë, babi, mos u mërzit se ata janë shokët e babait. Tani po pres që ata të marrin avionin, të shkojnë nga Damasku në Libi dhe në Libi mund të më tregojnë se në çfarë ore do mbërrijë në Itali.

Ju keni dy fëmijë të tjerë?

Kam dy vajza. Vajza e madhe 17 vjeç, e dyta 16. Mezi po presin vëllain. Po presin gjithë shqiptarët. Kam pasur shumë shumë telefonata. Shumë shumë faleminderit gjithë shqiptarëve, kush është marrë me këtë punë.

Cili do ishte mesazhi që mund t’i jepnit të gjithë atyre njerëzve, gjithë atyre prindërve që ndoshta janë në pozitat tuaja?
Kërkoj që siç janë marrë me djalin tim, të merren dhe me të gjithë ata fëmijë që janë atje, të kthehen të gjithë sa më shpejt.

auto afrimberishaalvin1573117095

auto alvi1571502952

 

Artikulli paraprakRedjan Rraja, ushtar i bandës së Ramës në Fushë-Krujë
Artikulli tjetërPërmbytjet/ Uji vërshon në rrugë dhe banesa, situatë e rëndë në Tiranë, Durrës dhe Lezhë