Duke filluar nga data 30 qershor, televizorët e vjetër analogë me antenë të thjeshtë nuk do të funksionojnë më, nëse nuk keni blerë apo përfituar një pajisje për marrjen e sinjalit dixhital (dekoder të tipit DVB-T2). Autoriteti i Mediave Audiovizive ka caktuar këtë datë për mbylljen e transmetimeve analoge në allotmentet Tiranë dhe Durrës. AMA u tërheq vëmendjen të gjithë subjekteve audiovizivë që aktualisht transmetojnë në analog, të marrin masa për të ushtruar veprimtarinë e tyre televizive në analog. Për të transmetuar në dixhital, ky autoritet propozon mbështetjen në rrjetin numerik të Radio Televizionit Shqiptar ose në një nga rrjetet e tjera numerike kombëtare të licencuara. Më herët AMA kishte caktuar datën 30 qershor për lirimin e brezit 800 Mhz, por tashmë duket se kjo kërkesë do të vlejë vetëm për allotmentet Tiranë-Durrës, ndërsa në pjesën tjetër të Shqipërisë transmetimet analoge do të fiken në një datë tjetër. Ndërkohë, pas lirimit të këtij brezi, ai do të kalojë nën administrimin e AKEP, i cili do të shesë frekuencat tek operatorët e telekomunikacionit.
Kryesore
Continue to the category“Largimi i të rinjve nga vendi, pasojë e mungesës së meritokracisë”,...
Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehet se largimi masiv i të rinjve nga vendi është pasojë e mungesës së meritokracisë, korrupsionit dhe...