Presidenca reagoi menjëherë pasi ambasada amerikane në Tiranë kërkoi që situata në Gjykatën Kushtetuese të zgjidhet me një opinion të Komisioni të Venecias.
Zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi tha se ‘tymi i Venecias’ është turpi më i fundit i një grupi të strukturuar diplomatik në Tiranë.
Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehet: ”Mjaft më ‘Rule of Embassy’. Është koha për “Rule of Law” si çdo vend demokratik”. “Rruga e Elbasanit të çon në Elbasan dhe Rama e përdor dhe për në Xibrakë! Rruga e Kavajës të çon në Kavajë! Vetëm rruga e Kushtetutës na çon në Europën e Bashkuar”, shton ai.
Reagimi i plotë
“Garantët e veprimeve të paligjshme dhe mafioze të Dvoranit e kanë marrë mbrëmë përgjigjen zyrtare në një bisedë zyrtare tepër të përgjegjshme të Kryetarit të Shtetit. Tymi i Venecias që hodhi me porosi të Ramës, Ambasadori në ikje i Agaçit pak ditë më parë, është turpi më i fundit i grupit të strukturuar diplomatik në Tiranë, bashkëfajtor për dhunimin sistematik të Reformës në Drejtesi dhe me qëllim kapjen e saj të plotë nga Regjimi monist i Edi Ramës.
Mjaft më ‘Rule of Embassy’. Është koha për “Rule of Law” si çdo vend demokratik. Rruga e Elbasanit të çon në Elbasan dhe Rama e përdor dhe për në Xibrakë! Rruga e Kavajës të çon në Kavajë! Vetëm rruga e Kushtetutës na çon në Europën e Bashkuar!”, shprehet Blushi në reagimin e tij.