Ambasada e SHBA: Denonconi pranë DEA-së lidhjet e trafikut të drogës apo pastrimit të parave! Të mbrojmë qytetarët e dy vendeve tona

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, njoftoi sot se linja e sinjalizimit e Agjencisë Amerikane Kundër Narkotikëve (DEA) është aktive dhe në funksion të qytetarëve për të denoncuar çdo rast të mbi trafikun e drogës apo aktivitetet e pastrimit të parave.

ambasada amerikane-US embassy

DEA u bën thirrje të gjithë personave që zotërojnë të dhëna në lidhje me këto çështje që të kontaktojnë drejtpërdrejt me përfaqësuesit e DEA-s përmes aplikacionit WhatsApp në numrin +1 571 502-7846 ose përmes email-it në: albania_DEA_tipline@state.gov.

Ambasada siguron se çdo informacion i dërguar prej tyre do të mbahet i fshehtë.

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve të të dy vendeve tona dhe parandalimin e hyrjes së drogave të paligjshme në Shtetet e Bashkuara,” thuhet në njoftim.

Mesazhi i Ambasadës së SHBA

Linja e sinjalizimit të Agjencisë së ShBA Kundër Narkotikëve është aktive. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: albania_DEA_tipline@state.gov.

Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Falënderimet tona për të gjithë ata individë që kanë dorëzuar të dhëna të besueshme që kanë mbështetur operacionet e DEA-s.

Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve të të dy vendeve tona dhe parandalimin e hyrjes së drogave të paligjshme në Shtetet e Bashkuara.

 

Exit mobile version