Ambasada amerikane në Tiranë flet për ndryshim dhe deklaron se shumë shpejt korrupsioni i zyrtarëve do të ndalet.
Zv. Shefi i Misionit në Detyrë Dan Koski nuk ka dhënë sqariume të mëtejshme se si do të bëhet e mundur ndalja e korrupsionit të zyrtarëve, por ai ka lënë të kuptohet se kjo do të ndodhë me ngritjen e SPAK dhe Byrosë të Hetimit për të cilën janë angazhuar Shtetet e Bashkuara.
jo të gjithë ndajnë qëllimet tona për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë në Shqipëri. Për zyrtarët e korruptuar, ndryshimi që ne po sjellim është një lajm i keq. Është si rëra në ingranazhe, e cila shumë shpejt do bëjë që aktivitetet e tyre korruptive të ndalen.
Ne e dimë se ata do të luftojnë dhe do të përpiqen në çdo moment të bllokojnë përpjekjet tuaja për të çuar përpara këto qëllime të rëndësishme. Mos u stepni. Mos u shkurajoni.
Vazhdoni të qëndroni në këmbë dhe të luftoni për reformat që do të forcojnë shoqërinë shqiptare për ju dhe brezat e ardhshëm. Ju besoni që në horizont është një e ardhme më e ndritur për Shqipërinë.
Të njëjtën gjë mendojmë edhe ne, dhe do ta vijojmë këtë rrugëtim së bashku me ju.” Zv. Shefi i Misionit në Detyrë Dan Koski gjatë aktivitetit mbi Projektin për Planifikimin dhe Qeverinë Vendore të USAID/Albania.