Ambasada e SHBA në Tiranë ndan mesazhin e zv.Sekretarit të Shtetit: Politika e pafundme dhe e zgjeruar, armik i shtetndërtimit kushtetues

Ambasada e SHBA në Tiranë, ka ndarë mesazhin e Zëvendës Sekretarit të Shtetit, Christopher Landau në Asamblenë Parlamentare të NATO-s të 2025.

 

Landau është shprehur se SHBA mund të jenë një partner i gatshëm me kapital të konsiderueshëm politik, por thekson se mund të punojmë vetëm me ata që janë të përkushtuar ndaj një realizmi praktik për vendet e tyre.

Ndër të tjera thotë se “politika e pafundme dhe e zgjeruar, pa kufizim dhe përulësi historike, bëhet një armik i strategjisë dhe i shtetndërtimit kushtetues.”

Postimi i Ambasadës së SHBA:

“Shtetet e Bashkuara mund të jenë një partner i gatshëm me kapital të konsiderueshëm politik. Mund të punojmë shumë; por do të punojmë vetëm me ata që janë të përkushtuar ndaj një realizmi praktik për vendet e tyre. Ne i refuzojmë të dy ekstremet e papranueshme të dëshirës për një transformim të jashtëzakonshëm, nga njëra anë, ose të rishikimit të ankesave të lashta, nga ana tjetër. Politika e pafundme dhe e zgjeruar, pa kufizim dhe përulësi historike, bëhet një armik i strategjisë dhe i shtetndërtimit kushtetues. Ky nuk është qëllimi ynë, funksioni ynë, apo misioni ynë.” – Zëvendës Sekretari i Shtetit Christopher Landau në Asamblenë Parlamentare të NATO-s të 2025

Artikulli paraprak“Koordinatori” i Ramës me bandat Ergys Agasi, bleu fabrikën e cigareve kontrabandë 1 muaj para goditjes së SPAK
Artikulli tjetërZjarret masive në pyje dalin jashtë kontrolli, mijëra njerëz evakuohen nga shtëpitë e tyre në Kanada