Ambasada amerikane ka reaguar pas publikimit të fakteve në media, të cilat flasin për kapjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit nga Rama duke vendosur aty njerëz të tij të besuar dhe duke injoruar pavarësinë që duhet të kishte ky si institucion.
Ambasada Amerikane në Tiranë mbështet procesin e përzgjedhjes së hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, strukturës kryesore që do të godasë korrupsionin në nivelet e larta në vend.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, ambasada e SHBA thekson se përzgjedhja e hetuesve të BKH duhet bërë përmes një procesi objektiv dhe të bazuar në merita.
“SHBA mbështesin plotësisht procesin objektiv dhe të bazuar në merita të Shqipërisë për të rekrutuar dhe përzgjedhur hetuesit e BKH-së. Këto standarde të zbatimit të ligjit të aftësive fizike dhe intelektuale janë thelbësore që BKH-ja të përmbushë mandatin e saj”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.