Ambasada e SHBA-së uron Ditën e Alfabetit: Nderim i bukurisë së gjuhës shqipe dhe rëndësisë së saj unike, kulturore dhe historike

Ambasada e SHBA-së në Tiranë, ka uruar sot shqiptarët për Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe me vargjet e Naim Frashërit.

 

Përmes një mesazhi në “X”, ambasada amerikane ka përcjellë urimin krahas vargjeve mjaft të njohura të poetiti Naim Frashëri: Gjuha jonë sa e mirë! Sa e ëmbël sa e gjerë; Sa e lehtë sa e lirë! Sa e bukur sa e vlerë!

Ndër të tjera, në postim shkruhet se kjo festë është një ditë për të nderuar bukurinë e gjuhës shqipe dhe rëndësinë e saj unike kulturore dhe historike.

Mesazhi i Ambasadës

Gëzuar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe!

Kjo ditë shënon përvjetorin e Kongresit të Manastirit të vitit 1908, ku u standardizua alfabeti unik i gjuhës shqipe. Shqipëria po shënon për herë të parë këtë ditë për të nderuar bukurinë e gjuhës shqipe dhe rëndësinë e saj unike kulturore dhe historike.

 

Artikulli paraprakErëra të forta dhe reshje shiu, moti i keq shkakton rrëshqitje të mëdha të rrugës Prekal-Kir! Si paraqitet situata në Shkodër, apeli për qytetarët
Artikulli tjetërSHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank