Ambasada e SHBA-ve në Tiranë publikon njoftimin e rëndësishëm: Kush nuk zbaton rregullat e emigracionit do t’ua heqim vizën për në Amerikë dhe do dëbohen

Ambasada e SHBA në vendin tonë njofton se pavarësisht dhënies së vizave për të udhëtuar në Amerikë, kontrolli do të jetë i vazhdueshëm me qëllim garantimin e sigurisë dhe integritetit.

 

Me anë të një mesazhi, ambasada thotë se “Departamenti i Shtetit i ShBA është i përkushtuar ta Bëjë Amerikën më të Sigurt përmes politikave më kërkuese”.

Ambasada thekson se një masë thelbësore është kontrolli i vazhdueshëm i vizave për të gjithë individët.

“Kontrolli i vizave amerikane nuk ndalon pas lëshimit të vizës. Ne i kontrollojmë vazhdimisht mbajtësit e vizave për t’u siguruar që ata ndjekin të gjitha ligjet dhe rregullat e emigracionit të ShBA dhe ne do t’ua heqim vizat dhe do t’i dëbojme nëse nuk e bejnë këtë”, thekson ambasada.

Artikulli paraprakNga reformator që donte të udhëhiqte Republikën Srpska në Evropë tek ‘lista e zezë’ e SHBA, kush është Milorad Dodik
Artikulli tjetër“O palikári, ku i ke shoket”, Basha nga Athina i përgjigjet Ramës: Trami, trami, po inceneratori boni namin…. Eh mer Rame ku e ke Lalin?