Ambasada paralajmëron: Agjentë dhe hetues nga SHBA për të luftuar korrupsionin

Shtetet e Bashkuara po intensifikojn punën e tyre në goditije ndaj krimit dhe korrupsionit tashmë edhe në terren. Këtë paralajmërim ka dhënë sot Ambasada amerikane për hetues dhe agjentë të posaçëm që do të vijnë në Shqipëri për të luftuar mashtrimin me dokumentacionin.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë njoftoi se në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, do të gjurmojë falsifikatorët e dokumenteve me hetues të posaçëm, ndërsa premton se lufta ndaj korrupsionit do jetë prioriteti kryesor i SHBA jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë botën.

Postimi i ambasadës:
“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Këtë javë, mësoni se si Ambasada e Shteteve të Bashkuara, nëpërmjet agjentëve dhe hetuesve të posaçëm, në bashkëpunim me Policia e Shtetit dhe prokurorët, punon për të gjurmuar dhe shkurajuar mashtrimin me anë të dokumenteve dhe për të sjellë përpara drejtësisë kriminelët përgjegjës për prodhimin, përhapjen dhe blerjen e tyre.

#ShqiperiaLuftonKorrupsionin #NdalKorrupsionit”.

Exit mobile version