Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës asnjë koment për zhvillimet e brendshme në PD

Ambasadori gjerman Peter Zingraf dhe ambasadorja franceze, kanë qenë të pranishëm në një ceremoni përkujtimi për ushtarët francezë dhe gjermanë të rënë në Korçë gjatë luftës së dytë botërore, ku bashkë me të rinjtë korçarë vendosën lule në varret e tyre.

Ambasadorët u shprehën se po punohej për të patur një Europë të bashkuar dhe më tej sa i përket pyetjes për mënyrën sesi do të veprojnë nëse ish kryeministri Sali Berisha bëhet kryetar i PD, ata u shmangën duke thënë se shqetësimi i tyre i vetëm ishte mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ambasadori gjerman: Është një kënaqësi për mua të kthehem sërish në Korçë dhe të jem i pranishëm në këtë ceremoni.

Siç e tha edhe zonja ambasadore kjo tregon miqësinë që kemi ne në sajë të së cilës ne arritëm të ndërtojmë një Europë të qëndrueshme dhe në paq. Ishte edhe rasti për të kujtuar traditat e lashta që Franca i ka lënë trashëgimi.

Ambasadorja franceze: Dua të theksoj faktin se përveç nesh kanë bashkuar edhe të rinjtë e qytetit të cilët kanë vendosur lule në varret e disa prej ushtarëve francezë të rënë në këtë qytet.

Fakti që shohin së bashku ambasadorin e Francës dhe të Gjermanisë është shumë mirë.

Qëndrimi juaj nëse Berisha merr drejtimin e partisë Demokratike?

Ambasadorja e Francës: Pyetja që më shqetëson më tepër është organizimi i konferencës së parë ndërqeveritare të për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Duke shpresuar që të arrihet një marrëveshje me Bullgarinë.

Ambasadori gjerman: Ne po punojmë që kjo konferencë të mbahet gjatë mandatit të presidencës sllovene.

Nëse nuk zgjidhet problemi Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë a do të ketë një datë veçmas për vendin tonë?

Ambasadorja franceze: Kjo nuk është çështja që shtrohet, ne duam që vetëm të punohet që të arrihet kjo konferencë për të dy vendet gjatë presidencës sllovene.

Exit mobile version