18 ambasadorë të emëruar jashtë sistemit diplomatik, pa përvojë por me lidhje politike. Sipas analizës 20 Ambasadorë vijojnë në detyrë përtej mandateve të tyre ligjore, ndërsa 12 ish politikanë të emëruar Ambasadorë nga Kryeministri. Qeveria po ndryshon ligjin, për t’u siguruar ambasadorëve dhe konsujve zgjatjen e mandatit nga 3 në 4 vite, me të drejtë rikandidimi, në një kohë që sot ka ambasadorë që mbajnë postin për 10 vite.
Fushata zgjedhore ende nuk ka nisur zyrtarisht, por kryeministri dhe një herë sh kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka ndezur motorrët e fushatës. Takimi i fundit i Ramës mbajtur me Diasporë n në New York, SHBA, tregoi nisjen e aksionit politik për të mbushur hambarin me vota për PS. Në takimin e mbajtur me shqiptarë që jetojnë dhe punojnë prej vitesh në Amerikë, dolën në pah se pjesë e tyre ishin jo vetë m Diaspora por edhe trupa diplomatike nga disa vende të botës. Sipas denoncimit të Partisë Demokratike pjesë e këtij takimi ishin Ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ambasadori i Shqipërisë në Republikën Çeke, Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi dhe Ambasadorja e Shqipërisë në UN.
Në një kohë që ligjit përcakton që trupa diplomatike nuk merr pjesë në aktivitete partiake dhe aq më pak nuk shërben si trupë elektorale e partisë në pushtet. Funksioni kërkon paanësi politike dhe përfaqësim me dinjitet të Shqipërisë në Botë. Sipas ligjit nr. 23/2015, Shërbimi i Jashtëm është pjesë përbërëse e Shërbimit Civil të Republikës së Shqipërisë dhe vepron në bazë të parimeve të profesionalizmit, integritetit, dhe PAANËSISË POLITIKE. Përveç detyrimeve të parashikuara nga ligji për nëpunësin civil, Ambasadorëve dhe stafeve të tyre NUK U LEJOHET me ligj të bëjnë pjesë në asnjë parti, organizatë ose shoqatë politike apo TË MARRIN PJESË në veprimtaritë e organizuara prej tyre. Shkelja e këtyre detyrimeve ligjore pas-sjell shkarkimin nga detyra.
Ambasadorët
A ka rrezik që diplomacia të përdoret për fushatë zgjedhore? Një raport i përgatitur nga analistja e Qëndresa Qytetare Lorela Alia tregon gjendjen e diplomacisë shqiptare. Shqipëria ka një total prej 54 ambasadash, konsullatash dhe misionesh. Një numër prej 20 ambasadorësh dhe konsujsh (37%) kanë përfunduar mandatin e tyre trevjeçar, siç përcaktohet në ligjin shqiptar për politikën e jashtme. Megjithatë, shqetësimi i madh qëndron në faktin se disa prej ambasadorëve kanë zhvilluar 3-4 mandate radhazi në postin e Ambasadorit, duke u zhvendosur nga një ambasadë në tjetrën. Kjo situatë është në kundërshtim të hapur me ligjin shqiptar dhe rregullat që e rregullojnë këtë fushë. “Ky veprim tregon një shkelje të qartë të parimeve të nevojshme për një diplomaci të shëndetshme, duke e trajtuar postin e ambasadorit si një pozitë personale, e cila duhet të jetë në shërbim të interesave të vendit dhe qytetarëve të tij. Kjo ka pasoja negative, pasi krijon një ambient ku diplomatët përfitojnë nga pozitat e tyre, në vend që të angazhohen për zhvillimin e politikave dhe marrëdhënieve që janë në interesin kombëtar”-thuhet në raportin e Qendrësa Qytetare.
Një numër prej 12 ambasadorësh dhe konsujsh (22.2%) kanë patur një karrier politike aktive. Kjo tregon se politika shqiptare i shtrin ndikimet e saj në fusha të ndryshme, përfshirë edhe diplomacinë, e cila në thelb duhet të jetë krejtësisht e pavarur nga politika dhe të ketë një mision të qartë për të mbrojtur interesat kombëtare dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi meshtete të tjera. Ndërhyrjet politike në këtë fushë dëmtojnë qëllimin e vërtetë të diplomacisë, e cila duhet të shkojë përtej interesave politike të brendshme dhe të fokusohet në përmirësimin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Historikisht, diplomacia shqiptare në 30 vitet e fundit është karakterizuar nga emërime të cilat shpesh janë bërë në bazë të interesave politike, duke përfshirë ish-deputetë, ministra, donatorë dhe mbështetës të partive në pushtet. Këto praktika ngrejnë shqetësime të mëdha rreth nepotizmit dhe mungesës së transparencës, duke krijuar mundësi për konflikte interesi. Përzgjedhja e ambasadorëve dhe konsujve në bazë të lidhjeve politike rrezikon të dobësojë efektivitetin e politikës së jashtme dhe të minojë besimin e partnerëve ndërkombëtarë në profesionalizmin e përfaqësuesve tanë. Është thelbësore që diplomacia shqiptare të jetë e bazuar në profesionalizëm dhe meritokraci, një koncept që fatkeqësisht nuk ka qenë i përdorur gjerësisht në këtë fushë. Vetëm në këtë mënyrë Shqipëria mund të ruajë besimin dhe respektin e partnerëve ndërkombëtarë, si dhe të garantojë se përfaqësimi i saj në arenën globale do të jetë i pavarur nga interesat e ngushta politike.
Një numër prej 18 ambasadorësh dhe konsujsh (33.3%)35 janë emëruar pa pasur statusin e duhur diplomatik, gjë që tregon një shkelje të qartë të ligjit për politikën e jashtme të Shqipërisë. Ky ligj parashikon që përfaqësuesit e lartë diplomatik duhet të kenë statusin përkatës dhe vite përvoje në fushën e diplomacisë, në mënyrë që të përmbushin detyrat e tyre me profesionalizëm dhe efektivitet. Emerimi i këtyre përfaqësuesve pa përvojë dhe pa statusin e duhur ngre pikëpyetje serioze mbi cilësinë e përfaqësimit tonë në arenën ndërkombëtare. Kjo situatë tregon se ambasadorët e emëruar, të cilët qëndrojnë për vite me radhë në krye të përfaqësive tona, nuk kanë kaluar përmes rrugës së zakonshme të diplomacisë, duke fituar grada dhe status në bazë të përvojës dhe kontributit të tyre në këtë fushë. Mungesa e përvojës dhe statusit diplomatik të këtyre përfaqësuesve ndikon jo vetëm në cilësinë e marrëdhënieve ndërkombëtare, por edhe në mënyrën se si Shqipëria perceptohet nga partnerët e saj. Respektimi i ligjit dhe përzgjedhja e përfaqësuesve në bazë të meritave është thelbësore për të garantuar një politikë të jashtme të qëndrueshme dhe të besueshme. Megjithatë, analiza QQ tregon se shumica e ambasadorëve nuk e kanë respektuar rregullin e mandatit trevjeçar, duke zgjatur në mënyrë të pafundme mandatet e tyre në mbi 10 vjet.
Ligji i ri
Aktualisht, qeveria shqiptare ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin e ri për politikën e jashtme. Ky projektligj parashikon një ndryshim të rëndësishëm në mandatin e ambasadorëve, duke e zgjeruar atë nga 3 në 4 vjet. Ky ndryshim arsyetohet me pretendimin se periudha tre vjeçare nuk është e mjaftueshme për një ambasador për të ndërtuar kontakte dhe për të realizuar objektivat e tij diplomatikë. Një nga pikat e këtij projektligji është Neni 32, pika 6, e cila përcakton se “Mandati i kreut të misionit diplomatik është katër vjeçar. Kreu i misionit diplomatik nuk mund të ushtrojë më shumë se dy mandate të njëpasnjëshëm. në misione diplomatike dhe poste konsullore.”Një tjetër aspekt shqetësues është heqja e kritereve kualifikuese dhe skualifikuese të karrierës në ligjin e ri. Kjo hap mundësinë që çdo individ të emërohet diplomat, çka rrezikon të përkeqësojësituatën duke rritur futjen e figurave politike në diplomaci. Po ashtu, ky ligj duket se shfuqizon një rol të rëndësishëm të Parlamentit. Sipas formulimit të tij, komisioni parlamentar për politikën e jashtme do të zhvillojë seanca dëgjimore vetëm pas akreditimit të ambasadorëve, duke e bërë të vështirë mbikëqyrjen e procesit të emërimit dhe veprimtarisë së tyre. Ky projektligj, në formën aktuale, legjitimon situatën aktuale dhe rrezikon të përkeqësojë të ardhmen e diplomacisë shqiptare. Prandaj, është thelbësore që ky ligj të rishikohet me kujdes për të siguruar një politikë të jashtme më të qëndrueshme dhe profesionale, e cila respekton procedurat dhe kontribuon në përmirësimin e imazhit të Shqipërisë në skenën ndërkombëtare.Pyetjes së shtuar në fillim, në se ekziston rreziku i trupës diplomatike në fushatën zgjedhore, përgjigja ë shtë më se e qartë , në një kohë që janë të emë ruar nga Qeveria, marrin pjesë në takime elektorale në kundërshtimi me ligjin dhe uzurpojnë vendet përtej mandateve ligjore.