Ambasadori gjerman: Investitorët e huaj nuk vijnë në Shqipëri sepse nuk kanë siguri

Dhoma Gjermane e Tregtisë vlerëson se ndihma e qeverisë “Rama” për biznesin gjatë pandemisë ishte e pamjaftueshme. Sipas një sondazhi që u prezantua në një takim ku merrnin pjesë Presidentja DIHA-s Stephanie Sieg, Ministres së Financave dhe të Ekonomisë Anila Denaj, Ministrit të Shtetit Eduard Shalsi dhe ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf.

Ambasadori i Gjermanisë Peter Zingraf theksoi se, Gjermania ka ndihmuar Shqipërinë gjatë pandemisë, por shtoi se zhvillimet ekonomike në vend nuk janë dëmtuar vetëm nga pandemia.

Diplomati gjerman u shpreh se, shumica e investimeve të huaja që shohin tregun në Shqipëri shprehen skeptike për pasurinë ligjore që ekziston këtu.

“Edhe pse vëllimi tregtar mes Gjermanisë dhe Shqipërisë vitet e fundit është rritur dhe në rrugën e integrimit në BE janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm reformash, një pjesë e madhe potenciali vazhdon të mbetet e pashfrytëzuar.

Sipërmarrje gjermane dhe të huaja vazhdojnë të shprehin tepër shpesh skepticizmin e tyre lidhur me mjedisin e biznesit në Shqipëri.

Ata pyesin, nëse do të mund të gjejnë këtu mjaftueshëm siguri ligjore dhe transparencë. Dhe unë jam dakord: Megjithë përpjekjet e shumta, ekziston nevoja që të ndërmerren hapa të mëtejshëm në mënyrë që klima e investimeve të përmirësohet dhe zhvillimi ekonomik i vendit të ecë përpara.

Vendimtare këtu janë siguria ligjore dhe transparenca”, tha diplomati gjerman.

Exit mobile version