Ambasadori gjerman në Tiranës ka konfirmuar në një prononcim për mediat se Gjermania voton hapjen e Negociatave të Shqipërisë me BE me kushte. Zingraf ka sqaruar kështu në mënyrë zyrtre opinionin publik duke e bërë të qartë se janë 9 kushte që Gjermania i ka vendosur qeverisë për hapjen e Negociatave.
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf shprehet se u takon partive politike në vend që të zgjidhin krizën politike 7 mujore. Zingraf lë të kuptohet se ata nuk e kanë pritur mirë refuzimin që u bëri kryeministri Edi Rama deputetëve të Bundestagut në fillim të muajit qershor per te negociuar me palet, duke u thene: “Mos ejani kot”.
“Gjetja e një kompromisi u mbetet aktualisht institucioneve shqiptare. Nuk është detyrimi ynë. Kam parë se hapi i parë u realizua dje për tu ulur së bashku pozitë – opozitë.
Vlerësoj faktin se edhe opozita jashtë parlamentit dërgoi për herë të parë përfaqësuesit e saj në tryezën e reformëz zgjedhore. Mendoj se institucionet dhe partitë politike shqiptare do ta gjejnë një zgjidhje”, deklaroi ai për Klan Plus, duke shtuar se shpreson që ‘Po-ja’ me kushte e Gjermanisë të mbështetet edhe nga shtetet e tjera.
“Drita përfundimtare për Shqipërinë varet tashmë nga shtetet e tjera anëtare të Bashkimit Europian. Në si Gjermani kemi vendosur një ‘Po’ me kushte në rastin e negociatave me Shqipërinë, por duhet të presim për shtetet e tjera anëtare”, përfundoi ai.