Ambasadori Gonzato: Vlerat e Europës janë demokracia dhe sundimi i ligjit, shpresoj të frymëzojnë Shqipërinë teksa rrugëton drejt BE

Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Silvio Gonzato është shprehur se vlerat e Europës janë demokracia, sundimi i ligjit dhe mosdiskriminimi.

 

Gjatë aktivitetit për Javën e Europës, diplomati Gonzato deklaroi se shpreson që Shqipëria të frymëzohet nga të njëjtat vlera gjatë rrugëtimit të saj drejt Bashkimit Europian.

“Evropa shoqërohet me tregun e vetëm të përbashkët, me mundësi të shumta, por Evropa ka të bëjë me vlerat e demokracisë, sundimit të ligjit, mosdiskriminimin. Kjo është pjesë e të ashtuquajturës Kushtetuta jonë.

Këto janë vlerat që frymëzojnë shoqërinë tonë dhe shpresoj fort të frymëzojnë shoqërinë shqiptare ndërkohë që rrugëton drejt BE. Jam takuar me njerëz profile të ndryshme, etni të ndryshme dhe pasuri që vjen prej saj, pasuria e shoqërisë shqiptare që pata mundësi të dëshmoja është një aset i jashtëzakonshëm. Dua ta kremtoj sot”, tha ambasadori i BE në vendin tonë”, u shpreh ambasadori Silvio Gonzato.

Exit mobile version