Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, Cristoph Graf ka deklaruar dje se Shqipëria duhet të mbajë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sipas tij kjo është një kërkesë legjitime e popullit shqiptar, ndërsa shprehet se palët duhet të dialogojnë me njëra-tjetrën për gjetjen e zgjidhjes më të mirë. Ambasadori zviceran thekson rëndësinë e respektimit të rregullave demokratike në zhvillimin e zgjedhjeve. Graf ka komentuar dje situatën politike në vend. Ai ka bërë thirrje për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe theksoi se partitë duhet të dialogojnë për të gjetur zgjidhjen e krizës. Ambasadori Graf vuri në dukje rëndësinë e stabilitetit në gjithë Ballkanin. “Mendoj se në demokraci duhet respektuar vullneti i popullit, populli kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme. Jam optimist se zgjedhjet do të mbahen dhe do të respektohen rregullat demokratike. Mendoj se duhet të ketë një kulturë dialogu”, tha ambasadori Graf gjatë një konference me Bankën e Shqipërisë. Ndërsa lidhur me ekonominë, ambasadori i Zvicrës theksoi nevojën që në rajon të ketë stabilitet, pasi ndikon në zhvillimin ekonomik. “Jemi këtu që të mbështesim një konferencë rajonale për çështjet makroekonomike që të kontribuojmë edhe për një mjedis të qëndrueshëm ekonomik. Zvicra është e interesuar për një Ballkan me prosperitet, ndaj e mbështesim këtë konferencë”, u shpreh Graf. Me rëndësi për ambasadorin është stabiliteti në rajon, si një kusht edhe për zhvillimin ekonomik. Ambasadori Graf ishte i pranishëm në konferencën e përbashkët me Bankën e Shqipërisë ku Guvernatori Gent Sejko veçoi se normat e interesit në eurozonë kanë sjellë sfida specifike për politikën monetare të rajonit.
Kryesore
Continue to the categoryBasha bashkë me bashkëshorten vizitojnë ekspozitën “The Sun Also Sets”: Ofron...
Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, së bashku me bashkëshorten e tij, Aurela Basha, vizituan ekspozitën e parë vetjake në Shqipëri “The Sun Also...