Ambasadori Karpushin sqaron mediat: Akuzat e PS-së janë të pabaza

Në javët e fundit qeveria ka sulmuar vazhdimisht Partinë Demokratike lidhur me lobimin e kësaj force politike në SHBA si dhe për financimet e supozuara nga Moska. Ambasada ruse ka sqaruar mediat lidhur me çështjen, duke mohuar kategorikisht akuzat.
Ambasadori rus Aleksandër Karpushin ka ripërsëritur sërish qëndrimin e shtetit rus, duke i cilësuar akuzat si të pabaza. “Për këtë çështje është hetuar edhe në SHBA dhe nuk është faktuar asgjë. Akuzat për financimin rus janë të pabaza. Dhoma e përfaqësuesve në SHBA ka hetuar, por nga hetimet SHBA nuk u faktua asgjë”, deklaroi Karpushin.
Të njëjtin qëndrim si ambasadori ka mbajtur edhe kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili i ka quajtur akuzat si qesharake. I gjithë debati nisi pas publikimit të revistës “Mother Jons”, e cila ngrinte dyshime se pas lobimit të PD në SHBA qëndrojnë kompani ruse. Por më vonë rezultoi se kjo revistë shpeshherë ishte financuar për artikuj nga fondacioni i George Sorosit, i cili njihet për qëndrimet e tij anti-Trump dhe anti-partive të djathta.

Exit mobile version