Ambasadori Lu thotë se “peshku i madh” është Arbër Çekaj: Sukses i madh që Prokuroria kërkon arrestimin e tij

Në një prononcim ekskluziv për ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’, ambasadori amerikan Donald Lu ka komentuar kapjen e 613 kg kokainë në Durrës si dhe deklaratën e pronarit të ‘Arbri Garden’ nga Gjermania se ai nuk është një ‘peshk’ i madh. I pyetur nga “News24”, Donald Lu është shprehur se Arbër Cekaj nga çdo këndvështrim është ‘peshk’ i madh dhe i ka bërë thirrje partnerëve ta arrestojnë dhe ta sjellin para drejtësisë. “Nga çdo këndvështrim, Arbri Cekaj është një peshk i madh. Kompania e tij importoi një ngarkesë bananesh që përmbante sasinë më të madhe të kokainës në historinë e Shqipërisë. Ai është hetuar më parë për trafikim kokaine nga prokurorët shqiptarë. Ne përgëzojmë punën e prokurorëve të Krimeve të Rënda që kërkuan urdhër arrestin për zotin Cekaj. Shqipëria ka një histori të gjatë arrestimesh të ngjalave dhe injorimi të peshqve të mëdhenj. Kjo gjë merr fund sot. Ne i bëjmë thirrje partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë që të gjejnë Z. Cekaj dhe ta dorëzojnë atë përpara drejtësisë”, tha Donald Lu.

Artikulli paraprakProkuroria qesharake, Balla urdhëron Markun, kjo thërret Ristanin
Artikulli tjetërQytetari dixhital pyet: Ku i kanë dy zonjat e tyre Edi dhe Eri?