Ambasadorja amerikane vlerëson opozitën dhe i kujton Ramës 5 qershorin

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka shprehur kënaqësinë e saj që pa sot Opozitën e Bashkuar të dorëzojë një draft të sajin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Kim nga Himara komenton se është e kënaqur që opozita mori përgjegjësitë dhe vijon të jetë e angazhuar.

Po ashtu ajo riapelon që partitë duhet t’u qëndrojnë fjalës për ‘5 qershorin’ teksa thekson se duhet të sjellin në tryezë propozime reale.

‘’Jam e kënaqur që opozita mori përgjegjësitë. E rëndësishme që opozita të vijojë të jetë e angazhuar. Të gjitha partitë të sjellin propozime që janë reale. Çdo parti qe ka nenshkruar ‘5 qershorin’ t’i qendrojë fjalës’’- tha Kim.

Sot Opozita e Bashkuar dorëzoi në Këshillin Politik draftin e saj për ndryshimet në Kodin Zgjedhor që përcaktojnë një hapje të listave 100%, lejimin e koalicioneve parazgjedhore dhe rregullimin e kuotës gjinore në mandate në rast se nuk është respektuar.

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, përshëndeti dorëzimin e një drafti për kodin zgjedhor nga ana e opozitës, dhe angazhimin e Partisë Socialiste për ta marrë në shqyrtim.

“Jam shumë e lumtur që opozita jashtë parlamentit ka marrë përsipër përgjegjësitë e saj, që të qëndrojë e angazhuar, që të vijojë të gjejë një mënyrë për të përfaqësuar popullin. Është tejet e rëndësishme që opozita të mbetet e angazhuar dhe që të gjitha palët të bëjnë propozime dhe kundërpropozime reale. E kuptoj që opozita ka bërë një propozim konkret dhe jam shumë e lumtur që PS ka thënë që do ta marrë këtë kundërpropozim”, tha ambasadorja nga Himara.

“Kjo është ajo që duhet të presim nga një vend që është anëtar i NATO-s, aspiron BE-në dhe kryeson OSBE-në. 5 qershorit arriti një marrëveshje transparente dhe çdo palë që ka nënshkruar duhet t’i qëndrojë asaj sepse është çështje nderi. Nëse palët bien dakord për çështje të tjera përtej 5 qershorit ne do ta mbështesim”, tha Kim.

Opozita ka kërkuar me këmbëngulje zbatimin e Marrëveshjes së 5 qershorit, gjë të cilën Rama kërkon ta shkelë me këmbë.

Artikulli paraprakDeklarata e njeriut të Ramës për VOA: Nuk mund të garantojmë se nuk do të kemi të inkriminuar në listat e PS
Artikulli tjetërMeta-Ramës: Çdo akt i njëanshëm që përmbys 5 Qershorin, atentat ndaj rendit kushtetues, i paamnistueshëm