Ambasadorja e Holandës kritika për Reformën në Drejtësi

Ambasadorja e Holandës në Tiranë, Dewi van de Weerd, deklaroi mungesën e vullnetit për Reformën në Drejtësi.
“Ne kemi arritur shumë sa i përket legjislacionit, por jemi në fazën kur zbatimi i reformës ka nisur. Shoqëria Civile ka një rol të rëndësishëm në ngritjen e institucioneve të drejtësisë dhe një nga proçeset e vonuara është moszgjedhja e kandidatëve që vijnë nga Shoqëria Civile, arsyet mund të jenë të ndryshme, por për popullin shqiptar që beson në reformë duket si një mungesë vullneti për ta çuar procesin përpara.
Ku ka vullnet ka gjithmonë një zgjidhje dhe ne po flasim për një proces që po rihapet për herë të katërt sa i përket kandidatëve për KLP. Ne i duam këto organe për të shkuar më tej dhe për të thyer ngërçin aktual”, tha ambasadorja.

Artikulli paraprakÇollaku: Zëvendësimi i palmave me pisha, aferë korruptive prej 2.5 milionë euro
Artikulli tjetërRama ofendon Përfaqësuesin e Shteteve të Bashkuara në OSBE: Ku punon ky?