Ambasadorja e SHBA: Autoritetet të sigurojnë zgjedhje të drejta dhe transparente

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim i është drejtuar edhe njëherë me një mesazh të qartë dhe të fortë maxhorancës lidhur mbi zgjedhjet e 25 prillit. Kim shkruan se autoritetet duhet të sigurojnë rregulla dhe kushte për zgjedhjet, çdo gjë më pak do të ishte hap prapa për demokracinë.

Reagimi i Ambasadores Yuri Kim

Kujtesë: Është absolutisht kritike për autoritetet të sigurojnë që rregullat dhe kushtet e zgjedhjeve janë – në fakt dhe nga perceptimi – të drejta, me kohë dhe transparente. Çdo gjë më pak do të ishte një dëm për votuesit dhe një hap prapa për demokracinë.

Exit mobile version