Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka bërë një takim me drejtuesit kryesor të agjencive ligjzbatuese dhe të drejtësisë përpara zgjedhjeve të 25 prillit.
Diplomatja amerikane përsëriti thirrjen se, qytetarët duhet të votojnë të lirë dhe se ata që i pengojnë duhet të dalin përpara drejtësisë.
“U takova me kryeprokurorin Çela dhe kreun e Policisë së Shtetit, Veliu, do të takohem me kreun e SPAK, Kraja shumë shpejt.
Mesazhi ynë është i qartë: Ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar të qetë dhe në paqe duhet të ndiqen penalisht, pa trajtim special dhe pa përjashtim. Asnjë nuk është mbi ligjin”, shkruan ambasadorja.