Përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar paraditen e sotme kanë zhvilluar një takim me ambasadoren në Shqipëri Elsa Håstad, e cila i ka mbështetur për qëndresën e tyre dhe dhe për Festivalin për Mbrojtjen e Teatrit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë AMTK përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkuan se së shpejti shpresojnë që të mirëpresim një trupë suedeze me një shfaqje në Festivalin për Mbrojtjen e Teatrit.
Kujtojmë se Teatri Kombëtar u renditet në listën e 14 vendeve që janë më të rrezikuara gjatë vitit 2020 nga Europa Nostra.
Postimi i plotë i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar
Pas takimit me zonjën Elsa Håstad, ambasadore e Suedisë në Shqipëri.
Jemi të mrekulluar nga thellësia njerëzore, përgatitja kulturore, njohja e gatishmëria e saj për të na dëgjuar. Jemi të lumtur që mund të shpërndajmë rezultatin kryesor të këtij takimi:
Kemi mbështetjen e ambasadores Håstad për qëndresën tonë për Teatrin Kombëtar dhe Festivalin për Mbrojtjen e Teatrit dhe vlerësimin për arritjen që kemi pasur me Europa Nostra. Kjo që ne po bëjmë është një luftë e vërtetë kulturore.
Së shpejti shpresojmë që të mirëpresim një trupë suedeze me një shfaqje në Festivalin për Mbrojtjen e Teatrit.