Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim kërkon nga SPAK e BKH të bëjnë arrestime. Kim ka zhvilluar sot një vizitë 60 minutëshe në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion dhe AntiKrimit të Organizuar.
Ambasadorja Kim është takuar me drejtuesit e SPAK, ku ka diskutuar për disa çështje me rëndësi.
Mësohet se diplomatja amerikane është takuar me drejtuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj.