Amendamentet e Bashës pro SPAK që rrëzojnë propagandën e Ramës!

Nga Ermal Peçi

Koha është ilaçi më i mirë i të vërtetës dhe kjo shprehje çdo sekond që kalon merr vëmendje për ngjarjet që ndodhin në Shqipëri. Trekëndëshi i Bermundës duket se tashmë po kthehet në unison edhe në luftën kundër drejtësisë. Pasi dyshja Berisha-Meta kishin vite me një gjuhë agresive dhe kërcënuese kundër SPAK tashmë iu bashkua dhe koka drejtuese e këtij trekëndëshi, i cili e ka emrin Edi Rama.
Nga këshillat e tij konstruktive kundër SPAK, tek kërcënimi i dhëmbëve që mos të guxojë askush t’i prekë telefonin, Edi Rama ka nisur një sulm verbal ndaj SPAK për ta intimiduar në çdo aspekt. Të bashkuar në errësirë dhe të ndarë në dritë klasa politike shqiptare po bën çmos për t’i frikësuar prokurorët dhe për të goditur besueshmërinë e SPAK si një institucion në të cilin shqiptarët shikojnë shpresë.

“Pushteti i Thashethemeve” po amplifikon me të madhe se pa Edi Ramën nuk ka SPAK dhe se pa atë kjo drejtësi nuk do të ishte funksionale. Propagandë e cila bie poshtë vetëm me faktin se Edi Rama bashkoi votat me Berishën për amnistinë penale, por jo vetëm kaq krijoi edhe komisionin Xhafaj për të kontrolluar punën e SPAK! As thirrjet e tij ditën e sotme për “Drejtësi të Putinit” që ai nuk do të lejonte kurrë, të cilat thërrasin për gogolin që nuk ekziston.
Por propagandën e Ramës, se ai e mbështet SPAK e kanë rrëzuar edhe amendamentet, të cilat u dorëzuan në Kuvend nga Lulzim Basha para disa muajsh, të cilat u rrëzuan nga Rama dhe PS. Po çfarë kishin këto amendamente kryefjalë? Ato kishin fuqizimin e SPAK dhe BKH-së, të cilët vetëm i vinin në ndihmë drejtësisë dhe e fuqizonin atë por që i rrëzuan e maskën e dashnorit që lufton fort për drejtësi Edi Ramës.
Prandaj pavarësisht se Rama thërret nga mëngjesi në darkë se pa atë nuk ka SPAK, se pa atë drejtësia do të dështoj, veprat e tij janë komplet të kundërta. Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij të afërtë janë të parët që nuk duan një drejtësi të pavarur e cila nuk kontrollohet prej tyre për shkak të mëkateve që ju rëndojnë mbi supe.

Artikulli paraprakSekretari i Shtetit Rubio ngarkon Yuri Kim me monitorimin e ndihmës për Ukrainën