Amendamenti për amnistinë, Alibeaj: PD ka një borxh ndaj të gjithë qytetarëve që iu përgjigjën thirrjeve të saj për protesta të ligjshme

Në një postim në rrjetin social facebook, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Enkelejd Alibeaj, shkruan:

“Në emër të PD, paraqita sot amendamentin për amnistinë.

PD ka një borxh ndaj të gjithë qytetarëve që iu përgjigjën thirrjeve të saj për protesta për të drejtat politike, ekonomike dhe sociale, e që për këtë shkak u gjendën nën terror policor.

Përgjegjësia politike është e PD dhe e njohim atë. Ndaj rëndon si detyrim që t’iu dalim në krah qytetarëve. Jo vetëm për ato që PD thirri, por edhe ato që organizoi shoqëria civile. Deri tani i kemi asistuar me mbrojtje juridike falas. Tashmë është detyrimi ynë ta paraqesim e ta votojmë këtë amendament në mbrojtje të:

protestuesëve të banorëve të zonës së Astirit në Tiranë,

protestuesëve kundër shembjes së Teatrit Kombëtar,

protestuesëve të banorëve të Bregut të Lumit,

protestuesëve të banorëve të zonës së Shkozës,

studentëve protestues

protestuesëve kundër vrasjes policore të të riut Klodian Rasha.

Nuk i harrojmë” – përfundon numri dy i PD, Enkelejd Alibeaj.

Artikulli paraprak“Zgjedhorja”, Agalliu: Rithemelimi s’ka bërë asnjë propozim, s’po bëjnë asnjë përpjekje për të bërë reformë
Artikulli tjetërPampuri: PD e ka derën e hapur për këdo që nuk ka mbi supe korrupsion