Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Elbasan, Endri Hasa, ka reaguar pas kthimit të përfaqësuesve amerikanë në SPAK, duke theksuar se nuk ka kthim pas për ata që kanë hesape për të larë me drejtësinë. Në një postim në rrjetet sociale, Hasa ironizoi ata që, sipas tij, “fërkuan duart për largimin e amerikanëve nga SPAK”.
“Amerikanët nga sot janë sërish në SPAK dhe gati për t’i dhënë fund tranzicionit të stërgjatur politik me të njëjtët njerëz,” deklaroi ai, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë për forcimin e drejtësisë në vend.
Në këtë kuadër, ai prezantoi angazhimet kryesore të Koalicionit Euroatlantik, të cilat përfshijnë:
✅ Heqjen e imunitetit për deputetët dhe zyrtarët e lartë, duke i hapur rrugë hetimeve të pavarura nga SPAK.
✅ Zbatimin e Vetting-ut për politikanët për të pastruar skenën politike nga individët e korruptuar.
✅ Forcimin e mbështetjes dhe bashkëpunimit me SPAK.
✅ Themelimin e Njësisë së Zbulimit dhe Rikuperimit të Pasurive të Vjedhura, duke rikthyer në duart e qytetarëve pasuritë e grabitura.
✅ Krijimin e Gjykatës së Kontrollit të Shtetit për të parandaluar shpërdorimin e fondeve publike dhe për të verifikuar kontratat koncesionare e PPP-të.
✅ Konfiskimin e pasurive të zyrtarëve publikë të përfshirë në korrupsion dhe abuzim me fondet publike.
Në përfundim të deklaratës, Hasa theksoi se shqiptarët meritojnë më shumë dhe se Koalicioni Euroatlantik është i vendosur të sjellë ndryshime të prekshme në qeverisjen e vendit.
#KoalicioniEuroatlantik #ShqipëriaMeritonMirëqenie #Voto4 #EndriHasa