Amnisti për politikanët e dënuar? Ngjela: Tradhtia më e madhe që mund t’i bëjë SPAK, shqiptarëve!

Avokat Spartak Ngjela në Dritare TV deklaroi se SPAK nuk duhet të pranojë amnisti për politikanët e dënuar, pasi në të kundërt, Shqipëria nuk do të shpëtojë kurrë nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Zoti Ngjela sqaroi se nëse miratohet një ligj për amnistinë e politikanëve, atëherë vendi ynë për dekada të tëra, nuk do t’ia dalë të ndërtojë një shtet ligjor.

“SPAK-un nuk e drejtojnë shqiptarët. Ata që flasin dhe sulmojnë drejtësinë, janë të trembur nga SPAK-u. Le të tremben, mos t’i fusin duart në paratë e shqiptarëve. SPAK është ndërtuar si institucion juridik kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

Nëse SPAK pranon amnisti për politikën, nuk është me Shqipërinë. Nuk falen krimet. Kush nuk ka bërë korrupsion të rijë i qetë, por kush ka vjedhur pasurinë e popullit do ndëshkohet. Ka ardhur koha që Shqipëria të ndërtojë një shtet ligjor, me qeveritarë jo të korruptuar. Po këta pse e bënë këtë?

Më lejoni të them diçka: “Kur deti bëhet kos, po të kesh një lugë ta ta futësh. Këtu shteti u bë kos”.

Por ja që shteti u kthyer, unë i kisha lajmëruar edhe me shkrimet e mia. Gjithmonë kam thënë; ruajeni dinjitetin. Tani do vuajnë ndëshkimin e korrupsionit. SPAK-u është i ndërtuar me ekspertë të huaj. Atëherë, çfarë duhet më? Prisni dhe shikoni”, tha avokati për gazetarin Ermal Peçi.

Artikulli paraprakGJKKO sekuestron një apartament të ish-ministrit Ilir Beqaj në Vlorë
Artikulli tjetërQeveria u “shpall luftë” pensionistëve, rrit pensionet me 200 lekë në muaj