Amnistia Penale, Çollaku: Protestuesit e opozitës humbën, Rithemelimi thikë në kurrizin e çdo demokrati!

Deputeti i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku e ka konsideruar bashkimin e votave të Rithemelimit me Partinë Socialiste për amnistinë penale si një thikë në kurrizin e çdo demokrati që ka marrë pjesë në protesta.

Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Çollaku tha se protestuesit e opozitës nuk përfitojnë nga amnistia penale, pasi shumica prej tyre janë të dënuar për veprën penale kundërshtim i punonjësve të policisë.

‘Kërkesa e vetme që ne kishin amnistimin e çdo protestuesi demokrat të këtyre 12 viteve në opozitë. Kjo kategori është lënë kategorisht i braktisur. 0 prej protestuesve që kanë marrë pjesë në protesta përfitojnë nga amnistia. Kolegët e Rithemelimit kanë pranuar një thikë në kurrizin e çdo demokrati. Përjashtimi nga amnistia e protestuesve që akuzohen për kundërshtim të forcave të policisë. Ajo marrëveshje në parlament ka qenë një thikë në kurriz të çdo protestuesi demokrat. Në zonën që unë mbuloj nuk kam asnjë raportim që përfiton ndonjë protestues. Mazhoranca është për tu përgëzuar. Zelli që Ulsiu mbronte amendamentin Gaz Bardhit. Ministri i Drejtësisë mbron me pathos amendamentin e përfaqësuesit në opozitë.’– tha Çollaku.

Nënkryetari i PD-së po ashtu nënvizoi se nuk ka një listë emrash të atyrë që përfitojnë nga amnistia.

‘A i dinë emrat që përfitojnë, janë përcaktuar vetëm kategoritë pasi nuk ka transparencë për emra. Vërejtja nga ne është se në amnisti ka hapësirë për zhvlerësuar punën e SPAK. Unë mjerisht e konsideroj një disfate anti-SPAK. Kini kujdes këtu po përgatitet një goditje ndaj SPAK.
– tha Çollaku.

Artikulli paraprakVdekja e përgjegjësisë politike dhe degradimi i maxhorancës në një çetë bazhibozukësh
Artikulli tjetërAlibeaj në Mallakastër: Aleanca e pazarit ka vetëm frikën që i ka mbledhur bashkë, e para nga shqiptarët dhe e dyta nga drejtësia