Enkelejd Alibeaj, në fjalën e tij në mbledhjen online të Komisionit të Ligjeve, ku po diskutohet mbi Amnistinë Penale, ka deklaruar se nuk është normale që amendamentet e propozuara nga opozita të mos pranohen.
Ai tha se ndodh që deputet sjellin amendamente duke pasur në mendje edhe emrin specifik që do të përfitojë prej saj.
“Duke iu referuar votave që mund të marrin, deputetët sjellin një amendament duke pasur në mendje personin që do të përfitojë.
Unë i qëndroj propozimit tim, nuk futem në qëndrimet në propozimet tuaja por të futem në një proces, unë nuk jam një individ, është një parti që mban përgjegjësi politike për impaktin në të ardhmen. Nuk mund të hyjmë në një proces ku deputetët e mazhorancës sjellin amandamente ndërsa amendamentet tona nuk pranohen. Miratimi i një ligji me shumicë të cilësuar me peshkim votash individuale në Parlament unë nuk ua këshilloj por nuk ëhstë në të mirin e legjitimitetit të një akti”, tha ai.