Rruga e vjetër Plepa-Tiranë, dikur ndër akset më të rëndësishme që lidh jugun e Shqipërisë me kryeqytetin është lënë në harresë duke u frekuentuar çdo ditë e më pak nga drejtuesit e automjeteve. Kjo situatë ka bërë që bizneset e ngritura përgjatë këtij aksi të dalin jashtë loje, ndërsa banorët bëjnë apel të merren masa urgjente pasi rruga është bërë thuajse e pakalueshme. Banorët dhe pronarët e bizneseve pohojnë se për shkak të gjendjes së amortizuar të segmentit rrugor as vetë nuk e frekuentojnë më, pavarësisht se është distancë shumë më e shkurtër për të shkuar në Tiranë, krahasuar me autostradën. Banor: Edhe me shku në Tiranë është më shkurt. Makinat e jugut e kanë më kollaj. Tjetri ka punë në Kombinat, rruga është e zënë nga krahu tjetër. Mirëmbajtja e rrugës së vjetër Plepa-Tiranë përveç rimëkëmbjes së bizneseve, do të ishte një zgjidhje dhe për rastet e bllokimit të autostradës nga aksidentet apo dhe për të përballuar fluksin e turistëve, sidomos gjatë stinës së verës.
Kryesore
Continue to the category“Mos pranoni t’u trajtojnë si dele”, Basha: Alternativa e vërtetë për...
Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, në emisionin “Open” ka theksuar se politika e aktuale në Shqipëri është kthyer në një shfaqje, ku lihen...