AMT thirrje Presidentit: Mos e dekreto si kryeministër Ramën dhe dy ministra: Kanë kryer vepra penale

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i ka bërë thirrje presidenti Ilir Meta që mos të dekretojë si kryeministër Edi Ramën dhe dy ministra të kabinetit të ri qeveritar, me pretendimin se kanë kryer vepra penale.

Po ashtu Aleanca ka kërkuar mosdekreitmin e dy ministreve, Elva Margaritin dhe Mirela Kumbaron, për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Në një prononcim për mediat, juristja Adriana Kalaja pohoi se Rama duhet të jetë para drejtësisë.

“Kemi kërkuar mosdekretimin e disa ministrave. I jemi referuar dispozitave ligjore dhe Kushtetutës. I kemi kërkuar presidentit, mosdekretimin e shtetasit Edi Rama, për kryeministër të Republikës së Shqipërisë, pas shembjes së teatrit.

Edi Rama në mënyrë konsekuente ka kryer vepra penale nga më të ndryshmet, për të cilat keni depozituar kallëzimin penale, siç është dhe SPAK. Ju jeni në dijeni edhe të faktit se dhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ku u shpallën antikushtetues VKM dhe ligji special në lidhje me teatrin, Rama, në funksionin e kryeministrit ka shkelur Kushtetutën. Me urdhër të tij nuk është ekzekutuar vendimi i gjykatës dhe është miratuar një VKM antikushtetues.

Kemi kërkuar për dy ministre mosderektim, për Elva Margaritin, ministre e Kulturës. Ajo jo vetëm që propozoi VKM për transferimin e pronës së teatrit, që është antikushtetues.”, tha juristja Adriana Kalaja.

“Ne e quajmë të domosdoshme që të përfaqësohemi nga njerëz që njohin ligjin dhe që njohin Kushtetutën, në këtë kuadër ne kemi kërkuar dhe mosdekretimin e zotit Manja si ministër drejtësiëe, pasi jemi në dijeni të përgjimeve që ky shtetas është përfshirë në shitblerjen e votave”, tha ajo.

Artikulli paraprakKryengritja antikomuniste e Postribës/ Basha: Një tragjedi që jehon edhe sot! Është një thirrje patriotike për rezistencë
Artikulli tjetërVizita e Merkel si rikonfirmim i faktit që Ballkanin Perëndimor tashmë e udhëheq Bashkimi Europian