Ana e errët e Murinjos

Dikur raporti mes të dyve ka qenë me të vërtetë special, por tashmë nuk mund të thuhet më e njëjta gjë, sepse mes Andre Villas-Boas dhe Jose Murinjos marrëdhëniet miqësore janë shkatërruar përfundimisht. “Vitet që kam kaluar përkrah tij kanë qenë më të mirët e karrierës time”, deklaroi Villas-Boas në një intervistë. Ish-trajneri i Zenitit ka treguar ekperiencën që ka kaluar përkrah “Special One”, pasi deri në vitin 2009 ka qenë zëvendësi i tij, vit në të cilin raporti mes të dyve u prish. “Kam njohur anën e tij të errët, theksoi Villas-Boas, marrëdhëniet tona u ndërprenë sepse unë kisha ambicien për t’u rritur në profesion. Nga Mourinho kam arritur të mësoj shumë gjëra, të punosh me të arrin një tjetër nivel në karrierë. Kur je pranë me Jose-në dashurohesh me të, dëshiron të bëhesh si ai”, shtoi Villas-Boas, i etiketuar me emrin “Special 2”.
Arsyeja e prishjes së raportit mes Jose Murinjos dhe Andre Villas-Boas kishte të bënte me faktin se në vitin 2009, ish-trajneri i Portos dhe Tottenhamit u largua nga Interi ku mbulonte rolin e ndihmësit të trajnerit aktual të United për të marrë drejtimin e skuadrës së Academica de Coimbras, skuadër që i ofronte postin e trajnerit të parë. “Ndieja se duhet të bëja diçka për veten dhe ai ishte momenti i duhur për të marrë drejtimin e një klubi dhe për të nisur karrierën time si trajner”, tha ai. Një vendim ky i Villas-Boas që i dha fund marrëdhënieve miqësore mes tij dhe Jose Murinjos. Tashmë nuk kam as numrin e tij të telefonit deklaroi në fund 38-vjeçari.
Wayne Rooney e pranon vendimin e Jose Murinjos për ta lënë në stol në ndeshjet e fundit të Manchester United. Futbollisti më i paguar i “Djajve të Kuq” dhe njëkohësisht kapiten i skuadrës deklaroi se e ka merituar përjashtimin nga 11-shja titullare, por shpreson që në takimet e ardhshme do të mund ta rifitojë pozicionin e tij prej lideri.
“Në ndeshjen ndaj Watfordit luajta shumë keq. Unë e kuptoj kur nuk bëj paraqitje të mira. E kuptoj trajnerin edhe kur nuk më aktivizon titullar në ndeshjet pasardhëse. Skuadra ka luajtur mirë edhe pa mua, sidomos në fitoren me Leiçesterin. Më duhet të punoj fort dhe të përpiqem shumë që të kthehem në formën e duhur dhe të shfrytëzoj mundësinë që do të më jepen”.
Murinjo i pyetur për qëndrimin e tij ndaj Rooney-t është shprehur se 30-vjeçari nuk ka qenë ai i pari që pas kthimit nga kombëtarja, me United që humbi 3 ndeshje radhazi, ndërsa me kapitenin në stol “Djajtë e Kuq” fituan me Leiçesterin, Zorya-n, ndërsa barazuan me Stoke City-n.
“Skuadra po luan ndryshe pa mua dhe unë di t’i marr përgjegjësitë. Kam një karrierë të gjatë dhe kuptoj gjithçka ndodh. Duhet të punojmë shumë si skuadër për të fituar në çdo ndeshje. Unë e pranoj stolin, mjafton që skuadra të fitojë. Unë do të luftoj për vendin tim dhe për t’u kthyer në formën time më të mirë”, tha ai.
Rooney e ka të qartë se mund ta humbasë pozicionin e tij si titullar edhe në kombëtare, nëse forma e tij nuk e bind trajnerin Gareth Southgate. Përfaqësuesja e “Tre Luanëve” fillimisht do të ketë një ndeshje të lehtë me Maltën, më 8 tetor, ndërsa tri ditë më pas do të luajë me Slloveninë në transfertë.

Exit mobile version