Dalin detaje të reja në lidhje me çështjen e “Toyota Yaris” ku është përfshirë kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.
Analistët Lorenc Vangjeli dhe Preç Zogaj janë shprehur në emisionin “Java” në RTSH se, gjatë hetimeve janë përfshirë dhe dy deputetë socialistë. Po ashtu analistët thanë se do ketë dhe një histori përgjimesh.
“Pritet që të ketë një kthesë për hetimin e Toyota Yaris, ka një zhvillim të ri që nuk është bërë i njohur për publikun. E reja është që dy deputetë të tjerë socialistë, janë përfshirë në këtë çështje, njëri prej tyre është jurist. “Java” paralajmëron se dhe në këtë histori do të këtë histori përgjimesh. Këta deputetë në këtë çështje janë shumë të dobishëm për Prokurorinë, pasi janë persona që kanë dijeni për çështjen: u shpreh analisti Lorenc Vangjeli.
Zbulimi u bë më 23 qershor në portin e trageteve në Durrës, ku u ndalua një kamion që vinte nga Bari i Italisë me nëntë makina të përdorua në bord: një Alfa Romeo, një Opel dhe shtatë Toyota Yaris.
Në njërën prej këtyre të fundit u gjetën katër çanta plot me para, saktësisht 80 mijë franka zvicerane dhe 3 366 800 euro.
Dokumentet e makinave thonë se ishin blerë përmes një firme në Aachen të Gjermanisë. Por manaxheri i kompanisë nga Shqipëria deklaroi se ato vinin nga Belgjika dhe se ai ishte kujdesur vetëm për letrat.
Blerësi është një kompani makinash me qira në Tiranë, e cila drejtohet nga dy kushërinj shumë të dyshuar. Alfred Vladi (33 vjeç) është kapur më parë për mashtrim me makinat në Francë, ndërsa Elvis Vladi (38) është dënuar para dy vjetësh nga një gjykatë në Britani për trafik kokaine.
Dyshohet se paratë vijnë nga banda që u gjykua në atë kohë. Ajo drejtohej nga Gentian Cuka, me bazë në Londër, dhe mendohet të ketë qenë aktive në Belgjikë e Holandë.
Sipas ndërmjetësit gjerman, i cili thotë se nuk di asgjë për paratë, kjo ishte hera e katërt që ai kishte ofruar transport makinash për kushërinjtë Vladi, por nuk dihet nëse makinat vinin gjithmonë nga Belgjika. Zbulimi i parave ndërkohë ka çuar në katër arrestime, ndërsa kushërinjtë janë ende në kërkim.
Nëse Basha nuk denonconte, 3.4 milionë eurot e drogës në Toyotë nuk do bllokoheshin
Katër muaj pasi në Portin e Durrësit të 613 kg kokainë, premtimi publik i Policisë dhe Prokurorisë se do të zbulonin “shumë shpejt” autorët e trafikut tashmë janë harruar. Edhe diplomati që kërkon “peshqit e mëdhenj” dhe gjeti Arbën Çekaj, një biznesmen thuajse i panjohur, tashmë po lufton që të emërohet në Kirgistanin e largët.
Opozita denoncoi në atë kohë se trafiku i sasisë gjigande të kokainës nuk mund të bëhej pa lidhjet e duhura shtetërore. Por, deri më tani, Prokuroria e drejtuar nga Arta Marku nuk ka avancuar më shumë se sa tek shoferët e kamionit ku gjendej droga.
Pak javë më parë, opozita sërish denoncoi, me fakte, përfshirjen e vëllait të ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj në trafikun e narkotikëve. Deputetë të Partisë Demokratike denoncuar faktin se Agron Xhafaj kishte përfituar nga mbrojtja politike e të vëllait për t’iu shmangur vuajtjes së dënimit në Itali.
Por, nga ana e Prokurorisë, nuk nisi asnjë hetim për vijimin e mundshëm të aktivitetit kriminal të Agron (Geron) Xhafaj. Përkundrazi, Arta Marku, Kryeprokurorja e Përkohshëm e zgjedhur vetëm me 69 vota të Partisë Socialiste, urdhëroi nisjen e hetimeve për deputetët që denoncuar publikisht skandalin.
Dhe së fundmi, burime nga Prokuroria referojnë për median, kryesisht atë që mbështet qeverinë, se ka nisur hetim ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulëzim Basha, për dekonspirim të “operacionit policor”, ku u zbuluan 3.4 milionë euro në dy Toyota Yaris në portin e Durrësit.
Ky hetim, nëse e konsiderojmë të mirëqenë, ka nisur në bazë të një kallëzim të kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Ky i fundit akuzohet publikisht nga Lulëzim Basha si garanti politik për dërgimin e këtyre parave në Shqipëri, për llogari të një grupi kriminal nga Elbasani.
Po ku qëndron “dekonspirimi” dhe përse edhe Policia, pavarësisht se ka synuar të vijojë lojën politike të qeverisë, në fakt ka bërë “autogol”? Policia e Shtetit, rreth 30 orë pas zbulimit të 3.4 mln euro në Toyota Yaris, dha një deklaratë publike, në të cilën shkruan teksualisht:
“Policia e Shtetit është vënë në dijeni nga burimet e saj vendase, në datën 20 Qershor 2018, ditën e mërkurë, për një karroatrec me targa AA 120 SP, që pritej të transportonte disa autovetura, e mes tyre një mjet me sasi eurosh të padeklaruara, pa specifikuar tipin e automjeteve dhe as origjinën e vendit.
Ditën e enjte, 21 Qershor 2018, në mesditë, gjatë punimeve të Parlamentit në sallën e Kuvendit, është bërë publik fakti lidhur me një automjet tip “Toyota Yaris” me 1.5 milion euro, të zbuluar në Gjermani.
Po atë ditë, të enjten e kaluar, datë 21 Qershor 2018, një agjenci ligj zbatuese shqiptare në orën 17:00, ka njoftuar Policinë e Shtetit lidhur me një informacion për një ngarkesë me trajler që do të sillte disa mjete tip ‘Toyota’, e cila pritej të vinte nga Gjermania, e mes tyre një mjet me sasi eurosh të padeklaruara.”
Zyrtarisht, Policia deklaron se është vënë në dijeni rreth 5 orë pas deklarimit të Bashës në Parlament. Ky është momenti kur Policia ka marrë njoftim zyrtar, sipas deklarimit të saj, pavarësisht se deklaron që fillimisht është njoftuar një ditë më parë nga një burim i saj i brendshëm. Ky “burim i brendshëm” është e pamundur të konfirmohet dhe, për më tepër, nuk mund të konsiderohet zyrtar, i besueshëm dhe që mund të vëjë në lëvizje policinë.
Momenti kur Policia ka marrë njoftim zyrtar, gjithnjë sipas deklaratës së saj, është pasditja e datës 21 qershor, pra pasi Basha e denoncoi rastin në Parlament. Atëherë, më shumë se sa “dekonspirim”, Basha, me informacionin e tij, ka nxitur agjencitë ligjzbatuese që të vepronin dhe të mbanin në vëzhgim këtë rast trafiku miliona euro. E megjithatë, Arta Marku dhe instititucioni i saj, kanë vendosur të nisin hetimin për “dekonspirim”.