Politologu Alban Daci tha në një intervistë për Euronews Albania se procesi ndaj Sali Berishës po përcillet si një traumë sociale, në një kohë që duhet të jetë vetëm kulturë juridike në një shtet demokratik.
Ai solli në vëmendje rastin e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusoni, i cili siç tha ka pasur 32 procese gjyqësore, por në asnjë rast nuk mobilizoi mbështetësit e tij për ta përdorur politikisht.
“Ishte krijuar koncepti që ky person përveç është ideal, është sikur faraonin ta çonin para një gjykate dhe po e konsiderojnë si një traumë sociale. Ndërkohë që mund të konsiderohet si diçka shumë normale.
Berlusconi ka pasur 32 procese dhe ka bërë edhe punë të detyrueshme dhe në asnjë lloj rasti nuk ka mobilizuar masat, mbështetësit, Forca Italian për ta bërë një çështje politike një gjë të tillë. Ndërsa ne kemi vetëm një rast, që ndoshta mund të dalë, edhe i pafajshëm dhe po e konsiderojmë si fundin e botës”, tha Daci.