Analisti Mentor Kikia: Opozita rrezikon të humbasë për shkak të fragmentarizimit të votave

Analisti Mentor Kikia, i ftuar në një program televiziv, ka shprehur shqetësimin se fragmentarizimi i opozitës, përfshirë partitë ekzistuese dhe grupimet e reja, do të bëjë që ato të shërbejnë si instrumente në favor të qeverisë Rama.
Kikia argumentoi se, edhe pse qëllimi i këtyre grupimeve mund të jetë rrëzimi i qeverisë, antagonizmi mes tyre do të ndihmojë mazhorancën duke copëzuar votat.

Kikia theksoi se zgjedhjet janë një proces aritmetik dhe se një kandidat i opozitës mund të mos arrijë në parlament për një numër të vogël votash, duke e përmendur si shembull se 200 vota mund të jenë vendimtare.
Kikia i bëri thirrje opozitës të gjejë një bashkim më të fortë për të qenë efektive në përpjekjet e saj për të ndryshuar qeverisjen aktuale.

“Unë e kuptoj egon dhe ambicien karrieriste. Por ndërkohë që votën antiqeveritare e ndan së paku në 7 copa, unë mendoj që pa thënë që Edi Rama ka të sigurt fitoren, pa dyshim që favorizon një parti të vetme, që të gjithë votën e saj e mbledh në një thes të vetëm. Në fund zgjedhjet janë aritmetikë. Një kandidat i opozitës mundtë mos shkojë në parlament për 200 vota, 200 vota i merr ti që s’të hyjnë në punë kërrkund.

Sot kemi shumë parti opozitare, por kemi 4 grupime që nuk janë askund për të pasur një qëllim që të rrëzojnë qeverinë. Këto parti sa mund të jenë në antagonizëm me qeverinë, aq janë dhe me njëra-tjetrën,” –tha Kikia.

Artikulli paraprakTaksat e larta reduktojnë fluturimet në Gjermani
Artikulli tjetër“Zgjedhje ekzistenciale, mes luftës dhe paqes”- Analiza e REL: Si partia në pushtet në Gjeorgji e përdor kartën e luftës në fushatë zgjedhore! Fajëson Ukrainën pse u pushtua nga Rusia