Analiza e ADN-së fundos nipin e deputetit të PS, Redjan Rraja

Dalin detaje të reja nga atentati që u bë prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj. Prokuroria administron akt-ekspertimin e ADN për Redjan Rrajën.

ADN-ja e përftuar në kampionet e marra në tri sende në makinë eshtë e përputhshme më atë të Rrajës.

Redjan Rraja, u arrestua si një nga autorët e dyshuar të atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoji, shoferit të tij, Andi Maloku, dhe Aleksandër Lahos alias Pëllumb Muharremit , i njohur edhe si “Rrumi” i Shijakut, pasditen e 1 Nëntorit, te mbikalimi i Shkozetit.

Ndaj tij rëndon akuza për veprat penale “vrasje e funksionarëve publikë”, “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”. Ai u arrestua në Shkodër, në pikën kufitare të Hanit të Hotit, në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi, pasi u zbulua nga gjurmët e gishtërinjve, në mjetin e gjetur nga policia pas atentatit.

rama rraja1538212026

Artikulli paraprakLuke Shaw tallet me Lukakun pas eliminimit të Interit në Ligën e Kampionëve
Artikulli tjetërEkspertiza e ADN-së provon se atentatori i Prokurorit është Redian Rraja