Analiza/ Nga Gaza në Ukrainë, forca dhe dhuna ‘kërcënon’ të triumfojë në vitin 2024

Vrasjet, mizoritë dhe pushtimet, së bashku me udhëheqjen e pasigurt të SHBA-së, parashikojnë një vit të dhunshëm.

Luftërat kanë shkaktuar dëme të mëdha duke vrarë mijëra njerëz dhe shkatërruar vende të ndryshme. Ajo me çfarë po përballet bota është tragjike, lufta në Ukrainë, po ashtu edhe lufta në Lindjen e Mesme ka shkaktuar viktima të mëdha.

Ajo çfarë ka shkaktuar më shumë frikë për përhapje të konfliktit në Lindjen e Mesme është vrasja e liderit të Hamasit në Iran. Hamasi mund të mos ketë ekspertë, por një hedhja e një bombe nuk kërkon ndonjë aftësi të veçantë ,shkruan “The Guardian” në analizën e publikuar së fundmi, kushtuar dhunës së përhapur nga luftërat.

Sulmet e fundit që u morën përsipër nga grupi i shtetit Islamik, por që Hamas akuzon Izraelin, mund të shtyjë palët në përplasje më të mëdha.

Dallimet mes konflikteve të Gazës dhe Ukrainës, janë shumë të pakta, ndërsa ngjashmëritë janë të mëdha. Duket se këto luftëra kanë gabime të mëdha, dhe marrëveshjet e paqes janë shumë të vështira për t’u arritur dhe situata edhe në vitin 2024 nuk duket aspak pozitive. Të dy këto ngjarje, i kanë çuar vendet në një ngërç katastrofik.

Por Gaza dhe Ukraina në njëfarë mënyrë kanë treguar edhe dobësitë ndërkombëtare. Që nga sulmet terroriste të Hamasit të 7 tetorit në Izrael, bota ka qenë dëshmitare e masakrave dhe kaosit të krijuar. Megjithëse udhëheqësit perëndimorë këmbëngulin se vetëm negociatat do të ndalojnë përfundimisht gjakderdhjen, por ende SHBA, BE, G7, G20, Liga Arabe, Brics dhe OKB-ja nuk kanë arritur armëpushime të qëndrueshme, ndërsa shprehen se janë të angazhuar edhe për zhvillimin e planit të paqes. Nga ana tjetër shefat e Grupit Ndërkombëtar të Krizave (ICG) javën e kaluar, paralajmëruan krizë.

“Në mbarë botën, përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftimeve po dështojnë. Më shumë liderë po ndjekin qëllimet e tyre ushtarakisht. Në Sudan, Myanmar, Nagorno-Karabakh, Tigray, Siri dhe potencialisht Tajvan, historia ishte e njëjtë. Në gjithë globin, më shumë njerëz po vdesin nga luftërat, dhe shumë të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Në mungesë të shpresës, frika nga përshkallëzimi i pakontrolluar – dhe pasoja negative globale politike dhe ekonomike – është një tjetër faktor i përbashkët për Lindjen e Mesme dhe Ukrainën.

Si kriza e Ukrainës ashtu edhe ajo e Gazës kanë shkaktuar ndarje të njohura perëndimore dhe ndarje të brendshme mbi shtrirjen e ndërhyrjes së jashtme. Lideri pro-rus i Hungarisë, për shembull, ende po bllokon fondet e BE-së për Kievin. Ekziston rreziku që 2024 të bëhet viti kur forca brutale triumfon mbi arsyen, ligjin dhe mirësjelljen e përbashkët.

Exit mobile version