Real Madrid ka kaluar në turin tjetër të Ligës së Kampioneve por nuk ia doli të kualifikohej mes 8 ekipeve të para, edhe pse mundi 3-0 Brest. Tani, shorti e vë skuadrën e Ançelotit përballë Manccester Sitit ose Sëlltik dhe italiani ka pranuar se nuk do të dëshironte të ndeshej me ekipin e Guardiolës.
“Duhet të presim shortin. Nëse na bie Siti, do të jetë më e komplikuar, është e qartë. Jemi të lumtur për fitoren, na vjen keq që nuk u zgjuam më shpejt në këtë turne.
Cilin zgjedh mes Sitit dhe Sëlltik? Siti ka më shumë shanse për të fituar Ligën e Kampioneve, ky është realiteti. Ne nuk na pëlqen të luajmë kundër tyre. Formati? Nuk më pëlqen, ka shumë ndeshje. Ideja ime e futbollit është që të ulet numri i ndeshjeve që të ulet edhe lodhja e futbollistëve”, tha Ançeloti pas ndeshjes.