Ançeloti i zhgënjyer me arbitrin

Bayern Munich's Italian head coach Carlo Ancelotti stands on the sideline during the UEFA Champions League quarter-final second leg football match Real Madrid vs FC Bayern Munich at the Santiago Bernabeu stadium in Madrid in Madrid on April 18, 2017. / AFP PHOTO / GERARD JULIEN (Photo credit should read GERARD JULIEN/AFP/Getty Images)

Karlo Ançeloti nuk kishte sesi të mos e fshihte zhgënjimin në fund të ndeshjes, kur e pa veten të eliminuar në çerekfinalet e Champions-it, në një ndeshje ku arbitri u bë protagonisti kryesor me gabimet e tij. Tekniku italian propozon që të futet në mënyrë të menjëhershme moviola në fushë, si zgjidhje e këtyre problemeve…
– Nga krenaria në zhgënjim. Çfarë ndodhi në Madrid?
Nuk e meritonim të eliminoheshim. Sigurisht që nuk i kishim bërë llogaritë se do të kishim kundër edhe Viktor Kasain, por ishim afër realizimit të një kualifikimi perfekt. Ishim në kontroll të lojës dhe më pas, ndodhi ajo që ndodhi. Një fatkeqësi. Gjithsesi, jam krenar dhe i nderuar që drejtoj këta futbollistë.
– Çfarë zgjidhje mund t’u jepni këtyre gabimeve të gjyqtarëve?
Duhet të futet në mënyrë të menjëhershme moviola në fushë. Është e papranueshme që një arbitër të vendosë i vetëm fatin e një takimi. Aq më tepër kur bëhet fjalë për nivele të tilla. Edhe Zidan ishte dakord, kur biseduam pas ndeshjes.
– Biseduat gjatë me Zidan pas takimit?
Jo, por ishim deri diku në të njëjtin mendim për mënyrën se si shkoi takimi. Zinedin ka bërë një punë mjaft të mirë me Realin dhe tani i uroj suksese në vazhdimësi. Shpresoj që të jenë ata skuadra që do e fitojë trofeun.
– Mendoni se gabimet e tij u ndikuan prej pushtetit të Realit?
Jo, nuk e mendoj aspak këtë gjë. Unë thjesht besoj se ai nuk ishte i përgatitur për një sfidë të tillë. Kishte një nivel shumë të dobët dhe këtë e tregoi me gabimet që bëri. Janë të paktën tri gafa që kanë vendosur në mënyrë direkte kualifikimin.
– Ishte kartoni i kuq i Vidalit ai që ndryshoi rrjedhën e lojës…
Edhe goli i pësuar në pozicion të parregullt. Por, ai karton i kuq ishte me të vërtetë shumë skandaloz. Në ato momente u dha lojtarëve të mi edhe një goditje në aspektin psikologjik, ndërkohë që ishim duke dominuar në fushë.
– Manuel Nojer bëri disa pritje të shkëlqyera…
E vërtetë, por nuk ishte vetëm ai që shkëlqeu në fushë, por të gjithë lojtarët. Kjo është pjesa që më bën të ndihem mirë për paraqitjen dhe mbi të gjitha që më mërzit më tepër, pasi duhet të kishim festuar kualifikimin për në raundin tjetër.
– Tani Bajernit i ka mbetur vetëm gara për titullin kampion. Mjafton ajo që ky sezon të cilësohet pozitiv?
Unë mendoj se po, por nuk duhet të ma bëni mua këtë pyetje.

Exit mobile version