Ançeloti thumbon drejtuesit e Bayernit

Ish-trajneri i Real Madridit, Chelseat, Milanit dhe shumë klubeve të tjera, Karlo Ançeloti, u shkarkua nga Bayern Munich në fillim të sezonit për rezultate negative. Kjo e ka prekur italianin që tani thotë se nuk e kishte besimin e plotë të klubit, teksa tregoi se si i kërkuan të ndërrojë mënyrën e të punuarit. “Unë kam mënyrën time të të punuarit dhe nuk do ta ndryshojë”, tha fillimisht Ançeloti. “U kërkua nga unë që të ndërroja, por nuk pranova. Çfarëdo vendimi që merrni, nëse nuk mbroheni nga klubi, jeni i vdekur”.
“Nëse lini jashtë një lojtar dhe ai shkon e bisedon me klubin dhe ai ka marrë zemër prej tyre (e kanë mbështetur), atëherë ju humbisni kredibilitetin te futbollistët e tjerë dhe nuk mund të shëroheni asnjëherë nga kjo”, shtoi ai. “Sipas mediave, unë jam shkarkuar nga Bayerni, sepse kam pasur kundër pesë lojtarë të mëdhenj”, theksoi mes tjerash Ançeloti.

Exit mobile version