Të dorëzuar në La Liga, por Real Madrid vijon të shkëlqejë në Champions, turne ku janë “mbretër” absolut. Ekipi i Ancelotti-t është me një këmbë në gjysmëfinale pas suksesit të pastër 2-0 në “Bernabeu” përballë Chelsea-t. Kjo fitore, por dhe rrugëtimi i tyre në këtë edicion, ka bërë që Carlo Ancelotti të flas me siguri për të ardhmen. Këtë periudhë emri i tij është lakuar shpesh, mbi të gjitha për një kalim në krye të Brazilit, por vet italiani shprehet i bindur kur pyetet për të ardhmen e tij:
“Ndihem krenar për gjithçka kemi bërë deri më tani, personalisht e vlerësoj si një sukses. Unë shpresoj të qëndroj te Reali, ndodhem shumë krenar për atë që kam arritur këtu. Mendoj gjithashtu që Perez më suporton. Presidenti ka qenë gjithnjë shumë i afeksionuar pas meje, do të jem këtu edhe sezonin tjetër, për këtë nuk kam asnjë dyshim, do të respektoj kontratën”, u shpreh Carlo Ancelotti.
Kjo deklaratë e Carlo Acelottit zuri faqet e para të mediave spanjolle, ndërsa të përditshmet pranë Barcelonës janë ndalur te merkato e klubit blaugrana. Sport shkruan se drejtuesit e Barçës kanë gjetur akordin total me Gundogan, mesfushori gjerman pritet të firmos një kontratë 2-vjeçare. Një emër fiks për merkaton e verës mbetet edhe Leo Messi.