Ancelotti: Nuk e di nëse James do të vijë te Napoli

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, shpreson se James Rodriguez do të nënshkruajë për klubin e Serisë A gjatë këtij afati kalimtar të verës.

James Rodriguez besohet se është shumë afër transferimit në Napoli, ku mund të bashkohet me ish-trajnerin e Real Madridit dhe Bayern Munichut, Carlo Ancelottin.

Trajneri italian e transferoi Jamesin nga Monaco gjatë kohës sa ishte në pozitën e trajnerit në Santiago Bernabeu, në vitin 2014, pas paraqitjeve të tij të jashtëzakonshme në Kupën e Botës 2014 me Kolumbinë.

E ardhmja e 27-vjeçarit është e paqartë pasi që kampioni i Bundesligës, Bayern Munichu, vendosi të mos e shfrytëzojë opsionin për ta transferuar në mënyrë permanente sulmuesin, pasi e kishte mbajtur për dy sezone të huazuar nga Real Madridi.

Pas spekulimeve të vazhdueshme për të ardhmen e Jamesit, Ancelotti u tha gazetarëve: “Nuk e di nëse ai do të vijë, por shpresojmë se do ta bëjë këtë gjë”.

“E njoh atë shumë mirë. Ai mund të luajë në të gjitha pozicionet në mesfushë. Unë e kam përdorur atë si sulmues anësor, si numër dhjetë dhe madje edhe në krahun e djathtë”.

“Pozita e tij në fushë nuk është një problem. Ai është i përshtatshëm, ai mund të luajë në shumë pozita”.

“Sa i përket fanellës me numër 10, e rëndësishme është që ai ta veshë fanellën e Napolit. Numri i tij nuk është i rëndësishëm. Megjithatë, atij i duhet kohë dhe durim”.

Napoli dëshiron ta marrë Jamesit në formë huazimi, mirëpo Real Madridi preferon ta shesë atë në mënyrë permanente në mënyrë që 42 milionët e fituara nga shitja e tij t’i shfrytëzojë për blerjen e ndonjë lojtari tjetër.

Exit mobile version