Ancelotti, Ronaldo dhe duartrokitjet që ndryshuan fatin e tyre

Pse Carlo Ancelotti, një nga trajnerët më të fortë dhe më fitues në botë, ka zgjedhur ta vazhdojë karrierën e tij në Napoli dhe te Napoli? Kjo është pyetja që i bëjnë vetes tifozët (edhe ata të Napoli-t), duke marrë parasysh buxhetin e limituar të klubit dhe faktin se trajneri italian është mësuar të punojë me lojtarët më të mirë në qarkullim.
Në Itali mungonte prej 9 vitesh, të kaluar te Chelsea, PSG, Real Madrid, Bayern Munich (klube që nuk kanë patur kurrë probleme me buxhetin), por ka patur diçka që e ka shtyrë drejt “axurrëve”. Diçka që ka ndodhur shumë kohë më parë, kur Carlo ishte një lojtar i Milan-it të Arrigo Sacchi-t, që në fillim bëri të heshtte “San Paolon” dhe më pas u duartrokit nga publiku vendas për fitoren e merituar të marrë kundër ekipit të udhëhequr nga Diego Armando Maradona-s, që në sulm kishte një ekspert si Careca.
Ka qenë 1998-a, viti i një titulli të humbur në shtëpi pikërisht në përballjen direkte me kuqezinjtë. “Ajo ndeshje e 1998-s më ka lënë me gojë hapur, – ka shpjeguar trajneri italian në një intervistë për Repubblica. – Që nga ai moment kam ëndërruar të punoja këtu”.
Një gjë e ngjashme ka ndodhur edhe me Cristiano Ronaldo-n në mbrëmjen e roveshiatës të ekzekutuar nën yjet e Champions League, kur torinezët janë çuar në këmbë dhe kanë duartrokitur të gjithë portugezin. Një momen emocionues për CR7, ashtu siç ka qenë edhe ai i 20 viteve më parë për Ancelotti-n.
“Ka qenë një spektakël unik, – ka shtuar trajneri. – Ai pasion më befasoi dhe më ka ndodhur shpesh sa herë kam ardhur këtu si kundërshtar. Që nga ajo pasdite magjike kam kultivuar idenë për të punuar në Jug, që është kthyer në realitet këtë verë. Edhe bukuritë e Napoli-t, duke filluar nga deti, kanë ndikuar te zgjedhja ime”.
Debutimi në Serinë A si trajner i Napoli-t ka qenë i mirë, me një fitore 2-1 me përmbysje në fushën e lazmo-s. Tani e pret debutimi në “San Paolo”, ku do të shkoj si mik dhe jo më si armik sportiv. Dhe do të jetë një ndeshje e veçantë, sepse do të përballet me Milan-in e Gattuso-s dhe Maldini-t… një pjesë e zemrës së tij dhe e historisë së tij. “Do të debutoj si zot shtëpie në San Paolo, – ka përfunduar Ancelotti, – dhe do ta bëj pikërisht kundër Milan-it tim…”.

Exit mobile version