Shndërrimi i Evertonit në kandidat për Ligën e Kampionëve nuk do të jetë mision i pamundur, sipas trajnerit të ri të klubit nga Merseyside, Carlo Ancelotti.
Ish-trajneri i Chelseat, Real Madridit dhe Milanit ka nënshkruar kontratë me Evertonin deri në vitin 2024. Ai e merr në dorë një skuadër të Evertonit, e cila momentalisht renditet në pozitën e 15 në Premierligë, vetëm katër pikë larg zonës së rrezikshme për rënie nga liga.
60-vjeçari u prezantua sot si trajneri i ri i Evertonit dhe këmbënguli se në futboll gjithçka është e mundur.
“Liga e Kampionëve është synimi dhe qëllimi afatgjatë. Asgjë nuk është e pamundur në futboll”, theksoi Ancelotti.
Evertoni nuk ka marrë pjesë në Ligën e Kampionëve që prej vitit 2005, e cila është hera e vetme që ka marrë pjesë që prej vitit 1988.
“Më ka tërhequr historia dhe tradita e klubit. Është njëri prej klubeve më të mëdha në Angli”, shtoi ai.