Andi Lila me lot në sy: Faleminderit De Biasi

Andi Lila, mbrojtësi i kombëtares shqiptare, nëpërmjet një postimi në Facebook ka falënderuar Gianni de Basin për kontributin e dhënë në ekipin kuqezi gjatë këtyre pesë viteve. “Mister, sapo e lexova sms dhe nuk më vjen turp të them që më vjen për të qarë, nuk më kanë pëlqyer asnjëherë ndarjet. Të falënderoj shumë për gjithçka që ke bërë për mua, më ke ndihmuar të rritem si njeri dhe si lojtar”, ka shkruar Lila. “Realizuat ëndrrën më të madhe të fëmijërisë time, të luaja në Europian dhe të nderoja vendin tim. Do të jesh gjithmonë në zemrën time. Me shumë dashuri Andi Lila!”, ka përfunduar Lila.
Kapiteni i përfaqësueses shqiptare, Ansi Agolli, ashtu si shumë kuqezinj të tjerë, ka përshëndetur nëpërmjet një postimi në Instagram trajnerin De Biasi, i cili u largua dje zyrtarisht nga drejtimi i kombëtares.
Elseid Hysaj, nëpërmjet një postimi në Instagram ka falënderuar trajnerin De Biasi pas vendimit të këtij të fundit për t’u larguar nga drejtimi i Shqipërisë. “Faleminderit mister De Biasi që ndryshove Shqipërinë nga një ekip të vogël në një ekip të madh! Faleminderit edhe për ato emocione të paharrueshme në Francë”, ishin fjalët e futbollistit.

Exit mobile version