Rruga për të mbërritur pranë banorëve në Malësinë e Krujës është në gjendje të mjerueshme, madje dhe e rrezikshme në qarkullimin e automjeteve, ndaj dhe kandidatja Andia Ulliri ka premtuar banorëve për ndryshim në infastrukturën rrugore dhe investime për fermerët e zonës.
Sakaq banorët të zhgënjyer nga premtimet prej tetë vitesh nga kjo qeverisje, ata kanë treguar dhe për gjendjen e rëndë në disa familje, nga kushtet e vështira ekonomike. Banorët sigurojnë pak të ardhura nga blegtoria dhe me pak tokë bujqësore, sektorë që nuk japin mundësi zhvillimi për zonën e malësisë.
Kandidatja e PD për Qarkun e Durrësit, Andia Ulliri ka siguruar banorët për financime dhe investime për këtë zonë prej shumë vitesh të harruar nga qeveria.
Më herët Andia Ulliri zhvilloj takime në fshatrat e Budullës dhe Ura e Gjoles, me pritje entuziaste nga mjaft të rinj dhe banorë. Shqetësuese për zonën, mbetet lumi Ishëm në dy faktorë, i përmbyetjeve në disa fshatra dhe mbetjet urbane. Andia Ulliri premtoj se me fitoren e PD, zëri juaj do mbetet i fuqishëm në Parlamentin shqiptar. Projektet janë dhe menjëherë do investohet në lumin Ishëm, dhe njëkohësisht dhe për fermerët në dhënjen e karburanteve pa akcizë.
Ahmet ZANI