Gjatë intervistës së tij në emisionin “Kjo Javë” në News 24, kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në Asamblenë Europiane, ku u shpreh se një gjë e tillë forcon autonominë locale dhe ndihmon në zgjidhjen e problematikave të tjera.
“Në 16 prill asambleja Parlamentare do të votojë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës dhe kjo është një arritje e vonuar në pikpamjen time, sepse ka pasur inetera politike për ta mbajtur zvarrë procesin. Por është fal Kosovës, fal mbështetjes së aleatëve të Kosovës që ne ia kemi dalë t’i tejkalojmë këto pengesa dhe në 16 prill pritshmëria ime është që Kosova do të marrë dritën jeshile nga Asambleja Parlamentare për anëtarësimin e saj të plotë në Këshillin e Europës. Nuk është hapi final, hapi final i takon Këshillit të Ministrave. Por kam besim se sinjali që do të çojë asambleja Parlamentare me votën për anëtarësimin e Kosovës në 16 prill do të jetë një mesazh i fuqishëm edhe për Këshillin e Ministrave për të bërë aktin finl. Dhe ky do të jetë një moment i veçant jo vetëm për simbolikën, por shumë prej këtyre që janë përpjjekur, Serbia kryesisht dhe disa miq të tyre në asamble që janë përpjekur ta shmangin këtë, kanë mbetur pa tekst. Ke interes të mbrosh minoritetin serb, ja ku e ke Gjykatën Europiane të Drejtave të Njeriut, anëtarësia e Kosovës mbron të drejtat e minoritetit serb. Ke synim të forcosh autonominë e komunave me shumicë serbe, ja ku ke Kongresin e autoriteteve lokale pjesë e Këshillit të Europës. Pra anëtarësia e Kosovës ndihmon edhe forcimin e autonomisë lokale dhe zgjidhjen e shumë problematikave të tjera. Pra në asnjë hap anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës nuk dëmton askënd, por ndihmon këdo, ndihmon edhe ata që pretendojnë se janë të shqetësuar për të drejtat e minoritetit serb në Kosovë.” – tha Basha.